frika-tuta-burguNga   Zef  ZEFI

Në versionin toskë dhe atë të normës letrare “tuta” është një fjalë që shenon vetëm një veshje sportive e huazuar bashkë me fjalën sport, besoj nga latinet. Në versionin gegë kemi dhe një gjegjëse tjetër “homograf” në të cilën hundorësia e butë dhe asnjë hundorësi tjetër, për shkaqe krejt jashtëgjuhësore, është hedhur jashtë shqipes sonë. (Ne “malokët” kur na vonohej të ecurit e një fëmije, i çonim tek disat-gratë që u kendonin fjalët mistike të trimërise, që t’u prisnim tutën fëmijëve, pra frikën, dmth t’i trimnonim, tutacakët që kishin frikë të rrëzoheshin… Shkurt tuta është një fjalë që shenon frikë, nuancë dhe nuanca deri të forta frike, shpesh një alarm të panyjtuar e kryesisht të gjestikuluar.

“Shsht….! Këta të vrasin për zotin…”. “Wow, kush të vret mor’?” “Ule zanin dreq, lene atë muhabet ma mirë”-shton tjetri. Shoh përreth nuk ka asnjë kriminel, të gjithë bisedojnë për tematika jo politike me zë të larte. ” këta- eshtë fjala për pushtetarët aktualë,-jo vetëm të vrasin, po përpara se të vrasin, bejnë ligjin e të grabisin me taksa, sa t’ju dojë bytha…të rrahin, të linçojnë e tallin, të rrasin në burg, të bajnë edhe atë….tjetrën,dmth të shnjerëzojnë…,e luaje, në ta mbajtë…” “Cfarë dreqin thu or mik. Unë njof socialistë e komunistë që ikin nga shpija, kur gruaja pret pulën.
Mua asgjë njerëzore s’më ka ndarë me socialistet as komunistet, perjashtuar bindjet politike, të cilat pothuajse minimizohen në një tifozëri simpatishë e antipatishë gati-gati sportive, si në gjithë botën..” Mirëpo miku, miqtë as nuk tentojnë të pohojnë se e kishin me shaka.

Tuta ka bërë “zap”popullin, intelektualin, nepunësin, tregtarin, qytetarin…TUTA… E pra tuta nuk eshtë si frika akute kundrejt së cilës instikti reagon natyrshëm si tek çdo gjallesë, po ka fituar një konotacion të ri, latent molepsës, invadent. Për një çast vetja mu duk si në vendlindjen e “kamorras, andragetës apo ISIS. Për mua krejt e paveretë politikisht por aq e vertetë shoqërisht, sepse TUTA nuk është si frika, ajo eshtë një llojë paniku kapilar të cilën e prodhon komportamenti politik i klases dirigjente, demostrimi, ligjërimi i helmët publik për të paralizuar pikërisht nervin e përgjegjësisë qytetare, e sidomos ndaj atij të cilin une qytetari e paguaj për të më qeverisur, e në momentin kur nuk e bën, unë dal tek sheshi…”heh, po të mos ishte Tuta…” Unë i propozoj ambasadorit Lu,ta çojmë ketë popull tek plaka-Europë me i PRE TUTEN…perndryshE, as nuk ka me ec ndonjëherë në kembet e veta ky “kerthi” tutacak.

Tiranë, 04.06.2016

By admini