Kuvendi-tivaritDiten e marte eshte zhvilluar mbledha e Kuvendit te Tivarit, ku dhe përkundër veshtiresive eshte votuar projektbuxheti per vitin 2015 i Komunës së Tivarit.

Epizodi më interesant ishte momenti kur duhej votuar buxheti, pasi shumica qeverisese nuk i kishte numrat e nevojshem prej 19 këshilltarësh per te votuar buxhetin.

Sipas jedro.me, në ato momenta ka pasur presion të madh ndaj këshilltarit të vetëm nga subjektet shqiptare, atij të LD në MZ Ismail Doda, në mënyrë që të sigurohen votat për kalimin e buxhetit.  Vlen të theksohet sae edhe përkundër presionit Doda nuk e dha votën e tij për këtë buxhet duke e arsyetuar atë me premtime pambajtura ndaj Krajës.

Opozita mbeti e zhgënjyer me presionin që u bë ndaj Dodës.

Buxheti u miratua pasi shumica qeverisese arriti të ”sjellë” në sallë njërin nga këshilltarët që mungonte.

By admini