gezuar-krishtlindjetNë mailin  e postës elektronike të Ulqini Online ka mbërritur urime me rastin e Krishtlindjeve nga ana e këtyre subjekteve: Mali Zi Pozitiv, Këshilli Nacional i Shqiptarëve,  kryetari i komunës së Ulqinit dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Urimet mund ti lexoni më poshtë në atë renditje ashtu si na kanë mbërritur.

Urime të përzemrta edhe nga Ulqini Online.

Urimi i Malit të Zi Pozitiv

Të nderuar qytetarë,

Në emër të Malit të Zi Pozitiv Ulqin dëshirojmë që të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik të i’u urojmë Krishtlindjet.

Lumturia, dashuria, shëndeti dhe paqja të mbizotrojë në shtëpitë tuaja, kurse në takimet me miqtë dhe të afërmit tuaj të kaloni në disponim sa më të mirë, mirëkuptim dhe tolerancë, ashtu edhe siç në shekuj ka qenë traditë në qytetin tonë.

Gëzuar Krishtlindjet.

Urimi i Këshillit Nacional të Shqiptarëve

Urimi për Krishtlindje

Arqipeshkvit  të Tivarit, Imzot Zef Gashit, Ipeshkvit të Kotorit Imzot Ilija Janjiq , si dhe të gjithë klerikëve dhe besimtarëve të konfesionit katolik, Ju dërgoj urimet më të sinqerta me rastin festës së madhe të Krishtlindjeve në emër të Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal.
Këtë festë, ditë të shënuar tek besimtarët e krishterë, e cila në mbarë botën kremtohet si dita e shpresës, paqes dhe dashurisë njerëzore, uroj që ta kaloni në harmoni familjare dhe miqësore.

Për shumë mot GËZUAR!

Genci Nimanbegu,
Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi

 

Urimi i kryetarit të komunës së Ulqinit

Urim per Krishtlindjet                          
 
 
Kryetari I Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka  uron besimtarët e krishterë për Festën e Krishtlindjes. Në një mesazh drejtuar besimtarëve  katolik ,Arqipeshkvit  të Arqipeshkvisë tëTivarit  Monsinjor Imzot, Zef Gashi dhe të gjithë klerikëve  Kryetari Gjeka  përcjell urimin e tij për paqe,  lumturi e begati.
 
 
“Në këtë ditë të shenjtë, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta!
                  Paci  fat, mbarësi , gëzim dhe  lumturi.
 
 
Sinqerisht I juaji
 
                                                                                                                                                             
                                                                                                              Kryetari
                                                                                                           Fatmir Gjeka

 

Urimi i Unionit Demokratik të Shqiptarëve

Urime festën e Krishtlindjeve

Me rastin e festës së Krishtlindjeve , kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Mehmed Zenka, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon  të gjithë besimtarët katolik, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.
Kjo festë, le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë. Ashtu si buka që na fal Zoti, sot na duhet paqja, mirëkuptimi dhe nderimi për njëri – tjetrin.
Andaj, le të jetë kjo festë e bashkimit dhe tolerancës në mes  njerëzve, festë e pajtimit dhe qetësimit shpirtëror.
     Uroj që paqja, begatia dhe prosperiteti le të ndriçojnë të gjithë besimtarët, kudo që janë.

Shërbimi informativ i UDSH-së

 

Urimi i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi

Besimtare e besimtarë katolikë,

Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi ,
 pranoni URIMET më të ngrohta e të përzemëta me rastin e Festës së Kërshëndellave. Begati, harmoni e shëndet paçi gjithëherë në jetë dhe në familjet Tuaja.  

Mdehmet Bardhi, profesor, kryetar i LD në MZ

By admini