Agjencioni Tika riparon tyrbenë e familjes Pulti

Tyrbe-familja-PultiAgjencioni turk për investime Tika në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe familjen Pulti është duke riparuar tyrben e kësaj familje e cila ndodhet tek stacioni i vjetër i autobusave në Ulqin. Vlera e projektit është 10 000€, shkruan Vijesti.

Bilal Pulti, nipi i Adem dhe Fatime Pultit, trupat e të cileve prehen në tyrbe, tha se punimet kanë miratimin e familjes së tyre. Ata si familje do të merren me mirembajtjen e varreve, kurse Tika realizon riparimin e objektit.

Adem Pulti ka qenë imam në xhaminë e cila ndodhej tek ish stacioni i vjetër i autobusave.