Bujaria-shqiptare-ne-komisariatin-njujorkBROOKLYN NEW YORK : Një aktivist i njohur shqiptaro-amerikan, Giorgio Kolaj ka vizituar sot komisariatin PCT84 të policisë së New York-ut, pjesë e të cilit ishin dy oficerët e vrarë dje.

Pjesë e këtij stacioni janë edhe një numër oficerësh shqiptaro-amerikanë, që kanë qenë shokë e kolegë me të ndjerët Wenjian Liu dhe Rafael Ramos.

Giorgio, një nga vëllezërit e familjes Kolaj, të famshëm për zinxhirin botëror të restoranteve “Famous Famiglia”, është aktiv në veprimtari të ndryshme humanitare në komunitetin tonë dhe jashtë tij.

Ai vizitoi dje paradite komisariatin e policisë numër 84-të i shoqëruar nga dy policët shqiptarë që shërbejnë në këtë komisariat Tony Sh – (Eltion Shametaj) dhe Arben Dedaj  për të ju shprehur atyre dhe kolegeve të policisë njujorkeze – mbështetjen e tij – për policinë e qytetit dhe për oficerët shqiptarë që punojnë në të.

Me këtë rast nga pizza restoranti i tij i njohur në të gjithë botën – “Famous Famigla Pizza” ai dërgoi në komisariat ushqime për të gjithë, personelin në shenjë solidariteti me policinë në këto çaste të vështira për ta- mbasi kan humbur dy koleg.

“Na u bë qejfi shumë për këtë gjest bujar të aktivistit të njohur shqiptar, i cili vejn nga fusha e suksesit të tij – shou-biznesit ”, ka thën për gazetën “Illyria” Arben Dedaj, që shërben si officer vullnetar i Shërbimit Ndihmës të Policisë dhe që ka qenë aktiv në rrjetet sociale për të shprehur ndjenjat e policëve shqiptarë lidhur me incidentin e djeshëm.

Arbeni, Tony e shumë djem të tjerë shqiptaro-amerikanë kanë qenë dje deri në orët e vona duke pritur të dalin trupat e vëllezërve të tyre blu nga spitali. Tony tha për gazetën “Illyria” se me një nga të ndjerët ka qenë partner në patrullim.

Giorgio Kolaj në profilin e tij në rrjetin social facebook, mbasi ka feleminderuar policët shqiptarë ka drejtuar edhe një faleminderim të veçantë për të gjithë ata që shërbejnë në rradhët e uniformave blue – “Për të gjitha çfarë ju bëni – ka thënë Kolaj – për mua dhe për çdo banor të Nju Jorkut. Çdo njëri prej nesh – thotë ai u është borxh ju të gjithëve uniformave blue. Kur një nga ju bie, ajo është një vulë mbi të cilën çdo njeri nga ne e ka si një borxh që nuk mund të kthehet, më- “.

Teksa po përulej në shenjë nderimi para fotografive dhe kapeleve të dy policëve të vrarë: të ndjerët Wenjian Liu dhe Rafael Ramos- Kolaj duke u larguar tha se:” Më vjen keq që ju ka humbur partneri tuaj – u tha ai uniformave blue – Zoti i bekoftë dhe ju mbrojtë të gjithë ju që shërbeni në NYPD “.

Duke u larguar ai tha se u ndjeva i nderuar që takova secilin prej jush. Faleminderit për mikpritjen tuaj.

Reagimi i aktivistit Kolaj, simbolizon edhe ndjenjat mbizotëruese në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe mbështetjen e tyre të madhe që u kanë dhënë gjatë këtyre orëve bashkatdhetarëve të tyre në uniformë, por edhe të gjithë uniformave blu në Nju Jork. /B.Sina/

By admini