arsenal-otrant-2Ulqinakët fitojnë me rezultatin 1:0 në Tivat kundër Arsenalit, rivalit kryesor për venndin e parë. Golëshënues i riu Kristian Shkrela.

Festë në mesin e lojtarëve, festë në mesin e mbi 100 tifozave që kanë ardhur në Tivat por festë edhe në Ulqin pas fitores më të rëndësishme të këtij viti të futbollistëve të Otrant Olimpikut nga Ulqini.

Ulqinakët i’a arritën qëllimit që në Tivat të fitojnë ndaj vendasve dhe të sigurojnë vendin e parë në ligën regjionale e më këtë edhe barazhin për një kategori më lart.

Ndeshja minut pas minuti

Minuti 90+3: Përfundon çdo gjë. Festë në fushë, festë në tribunat e stadiumit në Tivat, festë në Ulqin.

Minuti 90: Adem Tivari zevendëson Divanoviqin. Edhe 3 minuta shtesë.

Minuti 85: Dorëzohet komentatori nga Tivati: ”Arsenali edhe vitin e ardhshëm në ligën pa shqetësime (liga bez brige)”, duke aluduar në të njëjtën ligë. Si duket janë baneri-web-sajte-origjinalidorëzuar edhe lojtarët e arsenalit, ajo çka është edhe më e rëndësishmja.

Minuti 67: Gol për Otrantin, shënon Kristian Shkrela. Çohen peshë rreth 100 tifozë nga Ulqini që kanë ardhur në Tivat për të ndjekur ndeshjen.

Minuti 65: Vazhdon rezultati 0:0. Loja tani është e tëra në fushën e Otrant Olimpikut. Komentatori nga Tivati ka problem me mbiemrat e lojtarëve tanë. Lutet për ndihmë.

Minuti 55: Vazhdon rezultati o:0. Zevendësim te Ulqini, Rudaj në vend të Çaushit.

Minuti 50: Vazhdon rezultati o:0. Lojtarët e Otrant Olimpikut janë të detyruar që të mbrohen.

Minuti 45: Përfundon pjesa e parë. Rezultati 0:0. Rezultat që na përshtatet.
Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë lojtari i Ulqinit Fatmir Mollabeqiri ndëshkohet me karton e dytë të verdhë, që njëheri është edhe përjashtues. Në pjesën e dytë Otrant Olimpik do të jetë me një lojtarë më pak.

arsenal-otrant-1Minuti 36: Qetësohet situata. Tereni rëndohet.

Minuti 27: Karton i verdhë për Mollabeqirin.

Minuti 24: Nxehen gjakrat. Komentatori nga Tivati paralajmëron se mund të ndodh gjithçka në këtë ndeshje. Në zonën e rreptësisë së ekipit tonë ka ardhur deri të një zënkë në mes lojtareve.

Minuti 18. Rezultati i ndeshjes 0:0. Dy raste për ulqinakët deri tani, por pa sukses.

Ora 16:30 Fillon ndeshja.

Formacioni i Otrant Olimpikut:
Meqikukiq,
Kurti,
Senika,
Rexha,
Gjinoviq,
Alibegu,
Tivari,
Çaushi,
Divanoviq,
Mollabeqiri,
Shkrela

arsenal-otrantFutbollistët nga Ulqini mbërrijnë në stadium  (foto)

Pasdrekën e së dieles, me fillim nga ora 16:30, futbollistët e Otrant Olimpikut nga Ulqini do të luajnë ndeshjen deçizive kundër Arsenalit nga Tivati në luften për vend të parë të ligën regjionale të jugut.

Kujtojmë se ekipit tonë përveç fitores i mjafton edhe barazimi në këtë ndeshje duke pasur parasysh diferencën minimale prej 1 pike kundrejt ekipit nga Tivati.

Siç mësojmë nga udhëheqësi i klubit të Otrant Olimpikut Skendo Rexha, atmosfera në ekipin nga Ulqini është e mirë. Koha në Tivat për momentin është me diell dhe çdo gjë është gati për fillim të ndeshjes.

Sportdashësit ulqinakë me sy dhe vesh sot janë nga Tivati.

Të shpresojmë në rezultat pozitiv.

By admini