Talenti i vogël i Ulqinit shënon gol të madh (video)

futbollisti-fatosave-te-ulqinit-shenon-supergolNë një video të publikuar nga Sporti Ulqinit ditë më parë mund të shikohet një supergol të shënuar nga lojtari i fatosave të ekipit të Otrant Olimpikut në ndeshjen e këtyre moshave kundër Igallos.

Distanca nga ku ka shënuar golin mund të jetë mbi 30metra dhe mjeshtria e goditjes së të riut ka lënë pa fjalë specialistët e futbollit.

Nga biseda me trajnerin e  këtij seleksioni, trajnerin Halil Truma mësohet se bëhet fjalë për fatosin Elvin Marseni i cili, siç shprehet vetë trajneri është një talent i jashtëzakonshem.

Poashtu sipas fjalëve të trajnerit Truma mësohet se talenti Marseni këto ditë pritet të niset për në Zvicër ku do të fillojë stervitjen me FC Will.

https://www.youtube.com/watch?v=rCnaAJOGfL4&feature=youtu.be