Ilir-taflaj-mirenjohjeShkodrani-ulqinaku Ilir Taflaj në qytetin e Ulqinit përveç punës së tij në kompaninë e njohur ”Alumil Taflay” njihet edhe si apasionant i sportit, sidomos i basketbollit. Aktiviteti sportiv në formë sponzorimi i z. Taflaj nuk ka të ndalur që 15 vit, ndoshta edhe më shjumë,  në qytetin tonë.

Z. Taflaj ka sponzorizuar dhe vazhdon të bëjë një gjë të tillë edhe tani sidomos në sportin e basketbollit me theks të veçant në moshat e reja.
Por sponzorimi më i madh i tij ka qenë investimi në ndërtimin e pallatit të sportit të Shkollës së mesme të Ulqinit ku ai ishte ndër spozorizuesit kryesor.

Në lidhje me këtë Shoqëria sportive ”Belvi” nga Ulqinit i dhuroi një fletfëlenderim për të gjitha çka ka bërë për sportin e Ulqinit e sidomos në ndërtimin e pallatit të sportit të Shkollës së mesme.
”Faleminderit për mirënjohjen.
Ti dhurosh Ulqinit nje pallat sporti eshte shumë pa. Ky qytet meriton shumë më teper!
Por mirënjohjen time ja dedikoj te ndjerit Jak Pepgjonoviq,i cili sot nuk eshte mes nesh, si bashkedonator ne ket veper sporti, por si dhe nje nga qytetaret e Ulqinit qe e ka dashur, mbeshtetur dhe financuar pa rezerva sportin ne ket qytet dhe me gjere.
Rrespekte!”, kështu shprehet me modesti z. Taflaj për këtë mirënjohje.

Sporti i Ulqinit ka nevojë për profile të tillë të njerëzve dhe afarsitëve.

By admini