Komuna merr këstin e parë të kredisë – Gëzohen punëtoret, marrin nga dy paga

Valdet-axhemoviqKomuna e Ulqini pas gjashtë muajëve prej marrjes së vendimit për marrje të kredisë nga banka Atlas më në fund ka arritur që të fitojë kredinë në vlerë prej 1,2milion euro. Komunës i është paguar kësti i parë i kredisë në vlerë prej 600 mijë euro, ndërsa pjesa e mbetur do të realizohet deri në fund të vitit.

Pagesës më së shumti i janë gëzuar punëtoret e administratës lokale të cilëve i’u janë paguar nga dy paga e gjysëm, ndërsa planifikohet që ta paguhen edhe punëtoret e ndërmarrjeve publike.

Sekretari për buxhet dhe financë i komnuës së Ulqinit Valdet Axhemoviqi për gazeten Dan është shprehur se punëtoret janë paguar me gjysëm pagë për muajin maj kurse me pagë të plotë për muajët qershor dhe korrik të vitit në vijim.