Forca do të përkrahë qeverinë e Malit të Zi

Genci-nimanbeguDeputeti i Forcës së Re Demokratike  në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu ka deklaruar se Forca do të votojë pro votëbesimit të Qeverisë së kryeministrit Millo Gjukanoviq, shkruan „Dan“.

Ai theksoi se, përkundër nisjes së iniciativës nga ana e Qeverisë, grupi punues për kthimin e besimit në procesin zgjedhor duhet të vazhdojë punën.
„Sa i përket Forcës, synimi jonë përfundimtar është të përmirësohet ligji zgjedhor kur bëhet fjalë për shqiptarë“, tha Nimanbegu.