Presidenti i Republikës nderon me Titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” Simon Mirakën

Simon-mirakaBeqir SINA New York

Kreu i Shtetit shqiptar dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani në “Ballon Presidenciale Shqiptare 2015”: Ndihmoni fëmijët me Sindromën Down për të lartësuar nderin dhe dinjitetin tuaj! ka nderuar në prag të festave të fundvitit edhe tre personalitete të njohura shqiptare, mes tyre edhe pinjollin e Mirakajve – Simon Miraka

TIRANE : Me nismën dhe nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani dhe Zonjës së Parë, Odeta Nishani, dje u zhvillua në Pallatin e Brigadave për të tretin vit radhazi “Balloja Presidenciale Shqiptare 2015”, si një mbështetje për Fondacionin “Down Syndrom Albania”, shkruan faqja e internetit të Presidentit të Republikës.

Ceremonia ku merrnin pjesë figura të njohura publike në Shqipëri, si dhe të ftuarit specialë me Sindromën “Down”, violinisti amerikan Emanuel Bishop dhe piktorja Irma Nika, nisi nën tingujt e “Marshit të Pashait” ekzekutuar nga Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar .
Presidenti Nishani në përshëndetjen e tij përcolli mesazhin se me ndihmën e shoqërisë dhe të institucioneve, rrugëtimi i individëve me këtë sindromë do të jetë më i pavarur dhe gjithëpërfshirës: “Ndihmojini duke e konsideruar atë ndihmë ashtu si ajo ndihmë është; faktor i rëndësishëm që ju lartëson nderin dhe dinjitetin Tuaj si qytetarë aktivë që arsyetojnë, reagojnë, dhe kontribuojnë për të mirën e të gjithëve!” – iu drejtua Kreu i Shtetit shqiptar të ftuarve të shumtë.

Presidenti e zonja e parë, shkruajnë pjesëmarrësit në rrjetet sociale, mbajti mbrëmë “Ballon Presidenciale Shqiptare 2015” në të cilën merrrin pjesë, Kryetari Kuvendit zoti Ilr Meta, ish Kryeministri Berisha, kryetari i PD Lulëzim Basha, miku i të burgosurve politik ambasadori amerikan Donald Lu, i cili vizitojë burgun famëkeq të Spaçit,  personalitete të larta të vendit dhe përfaqësues të trupit diplomatik, në Shqipëri.

Gjatë kësajë ceremonije festive, në prag të festave të fundvitit Pressidenti i Republikës Sh.T.Z. Bujar Nishani nderoi me dekorata edhe tre personalitete të njohura shqiptare, Kryetarin e Akademis së Shkencave, me dekoratën “Nder i Kombit”, Bujar Kapexhiun , aritst dhe karakaturisti më i mirë në Shqipëri, mes tyre edhe pinjollin e Mirakajve – Simon Miraka me Titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë.

Motivacioni  i dekorimit ishte :”Republika e Shqipërisë Presidenti i Republikës i Jep Zotit Simon Mirakaj : “Titullin Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut – Jeta jonë e humbur padrejtësisht nuk ka çmim, por kemi nevojë dhe për një vlersim të tillë. Ajo vërtet ka një emër por ajo i takon të gjithë atij brezi të rinjësh e të rejash që kaluan atë kalvarë të gjatë vuajtejesh të pamerituara”.

Në fjalën përshëndetëse me rastin e dekorimit me Titullin “Kalorës i Urdhërit të Skëndërbeut” SH.T. Z.Bujar Nishani tha: ”Të nderuar të pranishëm. Për të ardhur tek ky dekorim me është dashtë të bej një rrugë të gjatë të imponuar nga padrejtësia.Pjesa më e madhe e kësajë rruge ishte e mundimeshme, e dhimbëshme e plot sakrificë.Kjo rrugë e mbuluar prej territ të padrejtësisë ndriçohej prej njerëzve të mençur e fisnik, që na jepnin pakëz dritë e shumë shpresë. Ata na drejoheshin me këto fjalë “Ju do ta shikoni Shqipërinë e lirë .Do ta shijoni Lirinë,por a do na kujtoni ne ….e çfar do thoni ? Përgjigja ime si dje dhe sot është e njëjta. E kam ndie veten me fat që rinin e një pjese të jetës time e kalova mes jush. Kjo dekoratë vërtet ka një emër, por ajo ju dedikohet të gjithë atyre njerëzve fisnik që nuk patën fatin t’a shijojnë lirinë. Ajo ju dedikohet të gjithë atyre të rinjëve e të rejave që rinia ju mbeti kampeve e burgjeve, por as njëherë nuk ju fik shpresa për liri dhe demokraci. Së fundmi ajo dekoratë i dedikohet familjes Mirakaj që kaloi 9 shekuj e gjysëm në ferrin dantesk.”

Në mbyllje të fjalës së tij Kreu i Shtetit i uroi gjithë shqiptarëve një Vit të Ri sa më të mbarë si dhe drejtoi thirrjen e tij publike dhe qytetare: “Ndihmojini sa të mundni këta fëmijë! Ndihmojini jo për mëshirë, jo sepse të qenit e tyre ndryshe ju prek sentimentalisht, jo si indiferentë, jo si soditës! Ndihmojini duke e konsideruar atë ndihmë ashtu si ajo ndihmë është; faktor i rëndësishëm që ju lartëson nderin dhe dinjitetin Tuaj si qytetarë aktivë që arsyetojnë, reagojnë, dhe kontribuojnë për të mirën e të gjithëve! Të bëjmë çmos t’i ndihmojmë këta fëmijë dhe të ngjashmit e tyre! Në mos për tjetër, për atë që e ka thënë aq bukur një i moçëm: Ta kthejnë fytyrën nga dielli për të mos e parë hijen e tyre të cilën do ta kenë dhe do ta lënë gjithmonë pas!”

Simon Miraka, mbas kësaj ceremonie tha për gazetën tonë se ky është një vlerësim i cili i ka dhënë atij një kënaqësi të veçantë për familjen bashkëshorten dhe fëmijët, të gjithë familjen Miraka, miqt dhe shokët, dhe të gjithë bashkëvuajtësit tanë.

”Jemi brezi më fat lumë, që megjithëse na e vodhën dhe na e mohuan për 45 vjet gjenë më të bukur në botë, rininë tonë, ne ia arritëm të jemi të lirë, kur prindërit tanë luftuan dhe sakrifkuan edhe jetën, për këtë ditë që e gëzojmë sot” tha Simoni.

Simon Miraka i ka përjetuar të gjitha kampet e interrnimit në Shqipëri, bashkë me  vëllanë Sokolin, motrën Lajde, nënën Kune, dhe mbarë fisin Miraka, i “dënuar” nga ana e të atit, Pal Bibë Mirakaj dhe xhaxhait Kolë Bibë Mirakës (Kol Bibë Mirakaj (Iballe, 5 dhjetor 1899 – NY, 17 maj 1968) ishte pjesë e parisë së Pukës, nëpunës, ministër i Brendshëm në qeverinë Bushati më 1943).

Simon Miraka, duhet thënë se është një e mbijetuar prej sistemit komunist. Dhe kjo për shkak të arratisjes së të atit, që ai dhe motra e vëllau nuk e njohu kurrë, rokada e persekutimit shumëvjeçar i ndryshoi gjithë jetën atij dhe famijes së tij ashtu si mijëra shqiptarë të presekutuar në burgjet dhe kampet famëkeqe të rregjimit komunist në Shqipëri.

Nga kampi i internimit të Beratit, tek ai i fundit në Gjazë të Lushnjës, u rrokullisën dhimbshëm 45 vite jetë nga jeta e Simon Mirakës, deri sa më 1990 me ato ndryshime që ndodhën se do të ndodhnin atëhere, ai dhe bashkëvuajtësit e tij – panë lirinë dhe demokracinë, atë ëndër të frikshme dhe plot vuajtje që ai dhe bashkëvuajtësit e tij kaluan nëpër 45 vjet të kalvarit të presekutimit komunist të diktatorit Enver Hoxha.