”Nuk mund të ecim përpara më flamurin lara lara” – Për 28 Nëntor policia e Kosovës arreston Albin Kurtin (video)

Arrestohet-albin-kurtiKosova e Prishtina festuan 28 nëntorin, Ditën e Flamurit, në mënyra nga me të ndryshmet. Opozita e atjeshme organizoi një tubim ku sipas organizatoreve ishin mbledhur me shumë se 35000 veta. Tubimi në fjalë kishte të bënte me luftën e opozitës kundër ”zajednicës” dhe demarakcionit me Malin e Zi.

Pas fjalimeve të të parëve të opozitë Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Visaj Ymeri nga VV ndodhi ajo që ishte sipas të gjitha gjasave jashtë skenarit. Më kërkesë të protestuesve në shesh në binë doli  ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Albin Kurti, i cili mbajti një fjalim në skenën e ndërtuar për tubimin e Opozitës.

Në fjalimin e tij, Kurti ka folur për bashkimin kombëtar, duke thënë se festa e flamurit ka një simbolikë për këtë çështje.
Ai ka thënë se vetëm me flamurin kombëtar, Republika e Kosovës mund të ecë përpara. Duke shtuar se me flamurin e Kosovës lara – lara nuk mund të ecim përpara.

“Ta duash bashkimin kombëtar nuk do të thotë ta urresh tjetrin, por mos ta duash bashkimin kombëtar do të thotë a urresh veten”, ka thënë Kurti, që teksa ka folur edhe me teza të Ukshin Hotit ka thënë se bashkimi i shqiptarëve nuk duhet të bëhet vetëm në Bashkimin Evropian.

Kurti ka thënë se në vend që të ndodhë bashkimi, po ndodh ndarja, ndërsa ka fajësuar qeverinë që këtë ndarje po e bën përmes asaj që e ka quajtur “Zajednicë”, dhe përmes ndarjes demarkacionit me Malin e Zi.

Ata që e duan bashkimin me Shqipërinë nesër, sot e duan me gjithë qenien Republikën.

“Kundër bashkimit me Shqiprinë është Serbia, e miqtë e saj. Por është edhe elita provincailste politike në pushtet”, ka thënë Kurti, transmetojnë mediat nga Kosova.

Menjehere pas protestës Policia e Kosovës u drejtua drejt selisë së Lëvizjes Vetevendosje ku u arrestu edhe deputeti i VV Albin Kurti. Përveç Kurtit u arrestuan pothuajse të gjithë anëtaret e kësaj Levizjeje që gjendeshin ne zyra dhe se numri i të arrestuarve sipas kësaj Levizje shkon në 90 veta.