Futboll: Ulqinakët fitues të Kupës Pavarësia 2015

Otrant-olimpik-fitues-i-kupes-pavaresiaNjë sukses simbolik por i çmueshëm është për futbollistet e ekipit Otrant Olimpik nga Ulqini të cilët arritën të shpallen fitues të Kupër Pavarësia 2015 të mbajtur sot në qytetin e Durrësit.

Ulqinakët arritën që në gjysëmfinale të fitojnë kundër ekipi Shkëndija nga Tetova me rezultatin e ngushtë 1:0 më golin e Fatmir Mollabeqirit.

Por futbollistët e Otrant Olimpikut nuk u ndalen me kaq. Në ndeshjen finale kundër Feronikelit nga Kosova shënuan fitoren e finales së këtij turneu duke u shpallur edhe kampion për vitin 2015. Golat për ekipin tonë i shënuan Benjamin Rexha, Fatmir Molabeqiri dhe Mehmet Divanoviq. Ky i fundit u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

Përgëzime të sinqerta për këtë titull të veçantë.