Festivali Rapsodia Shqiptare në Skenderaj, Blerim Marshiqi kualifikohet në natën finale (video, foto)

Blerim-marshiqiNë kuadër të kremtimit të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së, Komuna e Skenderarjt në Kosovë, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, edhe këtë vit organizon aktivitetet përkujtimore, kulturore dhe sportive. Aktiviteti kryesor është Festivali Rapsodia Shqiptare, festival ky tradicional që mbahet  për herë të njëmbëdhjetë.

Ne mesin e shume grupeve dhe pjesmarresve qe moren pjese ne festivalin folklorik mbarekombetar “Rapsodia Shqiptare” ishte dhe kranjaniu Blerim Marshiqi i cili arriti që të kualifikohet ne naten finale qe do te mbahet sonte me daten 28 Nentor ne Drenice.

Më poshtë mund të ndiqni paraqitjen sukseshme të natës  e mbrëmshme të këngëtarit Blerim Marshiqi.
https://www.youtube.com/watch?v=H2SWxzbLNiY&feature=youtu.be

Blerim-marshiqi