Taekvondo-ulqini-1Të dielën me datë 30.11.2014 në Podgoricë u mbajt kupa e Malit të Zi për vitin 2014 në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë kampionat u paraqitën 9-të klube me mbi 150 garues. Klubi i Taekwondos-së Ulqini u paraqit me 11 garues të cilët patën këtë suksesë. Gjithësejt garuesit e KT Ulqinit fituan 13 medalje, prej tyre 10-të medalje të arta; dhe 3 medalje të argjendit.

Garuesit më të suksesshëm ishin Esad Kraja dhe Edina Kraja me nga tri medalje të arta të cilët konkurruan në dy diciplina.Me medalje të arta në diciplinën e dyluftimit u kurorzuan:

Esad Kraja
Edina Kraja
Ardiana Karamanaga
Medalje të argjendit:

Medina Kanaqi
Ndërsa në diciplinën e FORMAVE me medalje të arta u kurorzuan:

Esad Kraja
Edina Kraja
Ardiana Karamanaga
Medina Kanaqi
Xheneta Kanaqi
Medalje argjendi:

Amra Dushku
Amrudin Hoxhiq
Në kategorinë PAR me medalje të arta u kurorzuan:

Esad dhe Edina Kraja
Klubi i Taekwondo-së Ulqini në rënditjen e përgjithshme në diciplinën e Formave u rendit i pari ndërsa në diciplinën e dyluftimit kategorija e Juniorëve u rendit i treti të cilët shpërblehen me nga një kupë.

Klubi i Taekwondo-së Ulqini  falenderon të gjithë sponsorët të cilët kontribuan për pjesmarrjen në kupën e Malit të Zi. Falenderojmë: sponsorin gjeneral Tapacir Kurti, Cungu & Co, Kallaba Company, Gradja Comerce.

By admini