Rexha: Ja lista e lojtarëve që do përfaqësojnë futbollin e Ulqinit këtë vit – Duhet përkrahje

Skender-rexhaKlubi i futbollit Otrant – Olympic nga Ulqinit këtë vit do rifllojë me punë nga e para duke garuar në ligën regjionale në mënyrë që vitin e ardhshëm e në vazhdim të fillojë ngjitjen për sa më lartë. Të gjithë shresojnë që Ulqini së shpejti do të ketë përfaqësuesin e vet në ligën e parë futbollistike të Malit të Zi.

Për ditën e hënë, siç mësohet nga nismëtari i gjithë kësaj, dashamirësi i futbollit z. Skender Rexha, është paralajmëruar stervitja e parë nën urdhërat e trajnerit nga Ulqini Xhemal Kapllanbegu. Stervitja e parë do të mbahet me 10.08.2015 me fillim nga ora 18.

Zoti Rexha zbulon edhe listën e zgjeruar të të gjithë lojtarëve të regjistruar për këtë edicion futbollistik dhe që do të mbrojnë ngjyrat e klubit nga Ulqini. Lista e të gjithë futbollistëve është si më poshtë.

1. Alibegu Adnan
2. Senikovic Arijan
3. Hodza Andin
4. Mecikukic Arben
5. Ramovic Amir
6. Herodit Sinani
7. Sefa Aljbion
8. Truma Halil
9. Causic Camil
10. Kocovic Djovani
11. Kurtovic Edmond
12. Djinovic Bljerim
13. Alovic Adi
14. Rudovic Valentin
15. Skrelja Kristijan
16. Rudovic Robert
17. Zagovic Valjon
18. Rudovic Gabrijel
19. Divanovic Mehmed
20. Lukovic Zijad
21. Matunovic Igor
22. Kolari Agon
23. Tivari Adem
24. Krumic Nermin
25. Molabecirovic Fatmir
26. Redzovic Benjamin
27. Lee Joohuk
28. Kim Eunchong
29. Kang Myeongjin
30. Lee Inwoo
31. Lee Jeongyeop
32. Bae Kichan
33. Kurtovic Selim
34. Duli Musa
35. Tula Lavdim
36. Tula Liridon
37. Rili Andjelo
38. Ukosata Dino
39.SEMIR Gurzakoviq
40.Jakup Betuzi
41.Beharoviq Rahman
42.Hadzemovic Ardijan
43.Bugarin Dusan

Nga kjo listë vërehen një numër shumë i madh por edhe cilësor lojtarësh ku mund të veçohen Divanoviq, Mollabeqiri i kthyer nga Ibar i Rozhajës, Alibegu i kthyer nga Hajduku i Tivarit, Rudoviq dhe Shkreli të kthyer nga Mornari, Lukovic nga Tivari, Krumiq dhe Rudovic nga Petrovci si dhe Rilili dhe Rudovic nga Arsenali.

Poashtu z. Rexha tregon se është konsoliduar edhe stafi që do të merret me ekipet zinxhir ku Halili Truma do të jetë trajneri i  pionierve ndërsa Nikola Vukoslavcevic trajner i  fatosave.

Duke parë problemet e mëdha në avancimin e sportit në Komunën e Ulqinit kjo nismë do përkrahje të fuqishme nga të gjitha subjektet qofshin nga qeverisja lokale por edhe kompanitë private. Është rast i bukur që të gjithë të japin kontributin e vet sado të vogël për hir të një mundësie me shumë për fëmijët dhe më te vegjëlit tanë të cilët do të kenë mundësi të shohin ndeshja futbolli edhe nga afër.

Ulqini Online do të jetë afër këtij ekipi dhe do të pasqyrojë të gjitha ndeshje dhe aktivitetet e këtij klubi.