PodgoricaSipas sondazhit, të cilën e ka realizuar agjencia Damar për qëllime të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës, DPS në muajin korrik ka shënuar një rritje prej 2,1% dha tani ka përkrahjen e 45,7% të qytetareve të këtij qyteti.

Sipas sondazhit në të cilën e përditshmja malazeze Pobjeda ka pasur qasje partia më e fortë opozitare është Demos 14,4% e ndjekur nga Fronti demokratik me 10%, demokratet e Beçiqit me 9,5% dhe URA me 4,7% përkrahje të qytetareve.

Nga partitë shqiptare rritje më të madhe nga muaji prill ka pasur Unioni Demokratik i Shqiptareve ku nga 0,3% që kishte pasur në muajin prill është rritur me 0,7% dhe tani ka 1% përkrahje të qytetareve.

Nga partitë tjera Forca ka 0,8% të përkrahjes së qytetareve kurse Partia demokratike 0,5%.

Kur janë në pyetje politikanët në kryeqytetin e Malit të Zi, notëm më të madhe e ka marrë kryetari i Podgoricës Slavoljub Stijepoviq (DPS) 3,22, ndjekur nga Azra Jasaviq me 2,77 etj.

Sipas tij sondazhi notën më të ulët e ka marrë deputeti shqiptar Nik Gjeloshaj nga Alternativa shqiptare me 1,9.

Hulumtimi është kryer në korrik në një mostër prej 1.200 qytetarëve të Podgoricës.
/Marrë nga RTMZ/

By admini