Dina Efendija fiton vendin e parë në ekspozitën “Ulqini – qyteti i të rinjve” (foto)

Dina-efendijaOrganizata e shoqërisë civile HORIZONTI I RI organizoi ekspozite te punimeve figurative dhe te fotografise, te cilet te rinjt e Ulqinit i kane derguar ne konkursi.

Ky aktivitet zhvillohet ne kuader te projektit POLITIKA PER TE RINJ NE ULQIN, i cili ka per qellim hartimin e Planit te Veprimit per te rinj, dokumnetit te pare strategjik qe iu dedikohet te rinjve ne komunen e Ulqinit.

Hapja e ekspozites u bë ditën e shtunë në mjediset e Galerisë së Qendrës Kulturore në Ulqin.

Tre punimet me te mira te kesaj ekspozite u shperblyen me dhurata te vecanta, te cilat per kete rast i kishte siguruar Komuna e Ulqinit, ndersa te gjithe pjesemarresit e Konkursit morën mirenjohje per participim ne kete projekt.

Vendi i parë në këtë konkurs i takoi nxënësës Dina Efendija, gjimnaziste nga shkolla e mesme ”Vëllazërim -Bashkim” të qytetit të Ulqinit.