Të interesuar për tu regjistruar në Akademinë policore në Danillovgrad – Në mesin e tyre edhe dy vajza(foto)

regjistrimi-ne-akademine-policore-danilovgradKryetari i Komunës Fatmir  Gjeka  priti  një  grup të rinjsh nga qyteti ynë që kanë përfunduar shkollën e mesme e që dëshirojnë  të rregjistrohen në Akademinë policore në Danillovgrad.

Është  hera e parë  që  interesimi i të rinjve tanë  për të vijuar Akademine policore është i madh  e ajo që  është për tu përshëndetur është  fakti që në mesin e të interesuarve  janë  dhe dy  vajza.

Kryetari  Gjeka  i përgëzoi  të rinjtë  dhe   theksoi   që angazhimi  dhe përkrahja e tij  për të bërë  realitet ëndrrën e tyre  nuk  do të mungojë duke, paralajmëruar kontakte  të menjëhershme me strukturat  kompetente. Kryetari  i Ulqinit porositi  të  rinjtë që të  përcjellin  konkursin, rregullat  e aplikimit  dhe kriteret e  pranimit  të aplikuesve, njofton shërbimi për informim i kabinetit të kryetarit të komunës së Ulqinit.
Dihet që   të gjithë ata që synojnë të  të vijojnë Akademinë  policore  duhet te jenë në gjëndje  të mirë shëndetsore, e të  kenë  aftësi  fizike.

Përndryshe  Kryetari Gjeka ,në cdo takim  me  zyrtarët e lartë  të Malit të Zi   ka parashtruar nevojën  e  krijimit të lehtësirave  për  pranimin e të rinjve tanë pranë kësaj Akademie .Kjo  është dhe   kërkese permanente e të gjithë subjekteve politike shqiptare që veprojnë  në Mal të Zi.

regjistrimi-ne-akademine-policore-danilovgrad