UMZ shpalli sot konkursin për regjistrimin e studentëve të ardhshëm – Kuotat

Univesriteti-malit-te-ziUniversiteti i Malit të Zi ka shpallur sot konkursin për regjistrim në vitin e parë të studimeve, i cili parasheh 1 mijë e 619 vende për studentë fillestarë të cilët do të financohen nga buxheti, si dhe 2 mijë e 89 të tjera për studentë që do të vetëfinancohen.

Nga rektorati është kumtuar se studentët nga jashtë kanë të drejta të njëjta të regjistrimit në programe studimore si dhe shtetasit e Malit të Zi. Fletëparaqitja në konkurs dorëzohet me 24 dhe 25 qershor.

Testet për dy lëndë të rëndësishme për programin studimor të zgjedhur për kandidatët të cilët nuk kanë pasur provime të maturës, gjegjësisht provimin profesional, që jepet në mënyrë eksterne, do të organizohet më 26 qershor, transmeton rtcg.

Provimet plotësuese për fakultetet dhe akademitë që i organizojnë mbahet më 30 qershor.

Regjistrimi i kandidatëve dhe dhënia e vërtetimeve do të bëhet më 1 korrik.

Shuma e pagesës për studentë që vetëfinancohen caktohet me vendim të posaçëm të Këshillit drejtues të Universitetit të Malit të Zi.

Për të parë kuoat KLIKONO KËTU