Në Ulqin në pritje për punë edhe 16 magjistra dhe 2 doktora shkence – Ja profilet e tyre

rinia-papunesiaPunësimi i të rinjëve në qytetin e Ulqinit paraqet një problem shumë të madh. Edhe përkundër tregut të vogël të punës të rinjtë tanë ballafaqohen edhe me barriera politike të ciëve iu përshkallëzojnë edhe më shumë problemin për një punësim eventual.

Duke anashkaluar problemin e sipërmendur i cili është shumë i madh, në fillimet e veta zgjedhja e një profsioni për çdo nxënës, maturant dhe prind të këtyre shtresave paraqet një hamendje shumë të madhe dhe problem në vetvete.

Shoqata joqeveritare ”PROMUL”  në kuadër të projektit ”NDIHMESË NË ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE NË TREGUN E PUNËS NË ULQIN” i cili është përkrahur edhe nga KOMUNA E ULQINIT në konkursin për organizatat joqeveritare përveç publikimit të rregullte të konkurseve për vendet e lira të punës në qytetin tonë do të mundohet që nëpërmes të dhënave të siguruara nga Byroja e punës në Ulqin të paraqes edhe nevojat për profilet e drejtimeve deficitare në komunën tonë .

Sipas të dhënave  të datës 26.5.2015 na nga Byroja e punës në Ulqin rezulton se në pritje për punësim figurojnë edhe plot 16 magjistra (shkalla VII/2) dhe 2 doktora shkence (shkalla VIII e formimit profesional).

Në tabelen e mëposhtme mund të shihen profesionet përkatëse të magjsitrave dhe numri i tyre të cilët presin punësim.

Profesioni (shkalla VII/2) Numri i te papunëve
Magjistër i të drejtës penale 2
Magjistër i shkencave juridike 2
Shkalla magjistrit – Shkencat juridike 1
Master psikolog 1
Master profesional nga fusha e financave 2
Magjistër i shkencave ekonomike 1
Master – Gjuha shqipe e letersi 1
Fillozof – specialist 1
Pedagog – specialist 1
Master nga fusha e këshillimeve psikologjike 1
Shkalla e magjistrit – Farmaci 1
Master nga fusha e arhitekurës 1
Master i shencave në fushën e turizmit të qëndrueshëm 1

Në tabelen e mëposhtme mund të shihni profesionet e doktorave të shkencave që presin punësim.

Profesioni (shkalla VIII) Numri i te papunëve
Doktor i shkencave teknike për elektronikë 1
Doktor nga fusha e filologjisë gjermane 1