Shtratorja-e-nene-terezes-ne-sarajeveNga Sarajeva Beqir SINA

SARAJEVE BH Dy ditë para shtegtimit apostolik të Papa Françeskun në Sarajevë, pra, sot, më 4 qershor, në lagjen Marin Dvor, u bë përurimi një shtatore e së Lumes shqiptare Nënë Terezës, Bojanxhe Bojaxhiut. Shtatorja e Nëna Terezes, tani pas Nju Jorkut, Michiganit, Prishtinës, Strugës, Tiranës, do të ketë vendin e saj edhe në zemër të qytetit të Sarajevës.

Përurimi i saj u mbajt sot në Sarajevë, në sheshin Marin Dvor, para Kishës së shën Jozefit, me një ceremoni solemne, të përzemërt e të thjeshtë, duke e përuruar kështu shtatoren e bukur e së Lumes shqiptare Nënë Terezë.

Mes duartrokitjeve të dhjetra pjesëmarrësve, u bë edhe zbulimi i shtatores së Nëna Terezes nga kardinali Vinko Puliç, Dom Luka Brkovic, ish ambasadori i Shqipërisë në Bosnje, dr. Flamur Gashi, këshilltar për Ballkanin i Presidentit të Shqipërisë z. Bujar Nishani dhe veprimtari i dalluar, Marash Kol Nucullaj, anëtar i Bordit të LQSHA

Në ceremonin e organizuar në Kishën shën Jozefi në qendër të Sarajevës, mori pjesë edhe, kryebashkiaku i Sarajevës, zoti Komshiç, kryetari i shoqatës kulturore ‘HKD Napredak’ imzot Franjo Topiç,ambasdori Valentin Incko përfaqësues i lartë i Bashkimit Europian për BH,pjestarët e trupit diplomatik në Sarajevë, grupe shqiptarësh të cilët kishin ardhur nga Tuzi – Mali i Zi, dhe Shqipëria, profesor Fran Camaj, profesor Martin Berishaj nga Lubjana dhe shqiptarët që jetojnë e punojnë në Sarajevë, e shumë personalitete tjera.

Kjo shtatore madhështore e së Lumes Nënë Terezë është një dhuratë e vëllezërve shqiptarë të Gonxhe Bojaxhiut bërë kryeqytetit të Bosnjës-Hercegovinës, “si mesazh më i bukur që shqiptarët mund t’i bëjnë Sarajevës”, tha ne ceremonin e perurimit ish ambasadori i Shqipërisë në BiH zoti Gashi. “Nënë Tereza sjell mesazhin e mirësisë dhe të lirisë për të gjithë popujt, dhe tani ajo do të na lidhë edhe më shumë ne shqiptarëve me Sarajevën, shtoi Gashi.

Dom Luka Brkovic, i cili ka dhene nje kontribut te madh ne vedosjen e shatores se Nnena Terezes para oborrit te Kishes Shen Jozesit ne qender te Sarajeves, tha se Nena Tereze eshte e gjithe botes

Ne kete ceremoni te mbajtur ne kishe u dha edhe nje meshe per Nene Terezen

Sipas kardinalit Vinko Puljiç, shtatorja e Nënë Terezës, është mishërimi më domethënës i dorës së shtrirë vëllazërore në shenjë dashurie e shërbimi ndaj njeriut nevojtarë. Ajo na mëson e tregon fuqinë e dashurisë e të respektit ndaj tjetrit, si vlera përherë aktuale për shoqërinë tonë”.

Përurimi i përmendores së Nënë Terezë u realizua dy ditë para ardhjes së Papa Françeskut në Sarajevë.

Dhe, burime nga kisha na thanë se ndërsa Papa Francesku ka për të përshkruar bulevardin qendror të Sarajevës, dhe do të kalojë edhe para Kishës së Shën Jozefit, ka për tu lutur duke qëndruar para shtatores së Nëna Terses,per pak caste duke i dhën të Lumes Nëna Tereze bekimin e Tij.

Shtratorja-e-nene-terezes-ne-sarajeve

Sipas ipeshkvi imzot Topiç “Ka shumë ngjashmëri ndërmjet këtyre dy personaliteteve. Edhe Papa Françesku ka një përzemërsi e kujdes të veçantë ndaj të varfërve, siç e kishte Nënë Tereza”. Papa Bergoglio e shpalli Nënë Terezën si shembull për mbarë Kishën, për mbarë botën, për t’u imituar. Nga ky vend, sheshi Marin Dvor i Sarajevës, , pohon prifti don Ivo Komsiç “e Lumja Nënë Terezë do të na përkujton të gjithëve të jemi e të bëhemi të mirë, për aq sa të mundemi”.

Ndërsa Imzot Topiç shtoi se Nënë Tereza është ndër personalitetet e pakta pozitive e cila nuk ka pasur kurrë askënd kundër saj. “Ajo bashkoi e afroi mes tyre shumë vise e popuj. Mori çmimin Nobel për paqe, e kur ndërroi jetë në Indi pati një ceremoni shtetërore. Tërë jetën ia kushtoi atyre njerëzve që kishin më së shumti nevojë për dashuri e ndihmë humanitare. Është një fenomen i veçantë, sepse tërë jetën ishte me të sëmurë, e asnjë herë nuk është infektuar nga ndonjë sëmundje”, tha Franjo Topiç.

Ideja, nisma dhe koordinimi i realizimit të kësaj vepre është e ambasadorit Flamur Gashi, i cili deri në shtatorin e kaluar, ka qenë edhe ambasador i Shqipërisë në Bosnje-Hercogivinë, kurse tani mban postin e këshilltarit të Presidentit të Shqipërisë për rajonin e Ballkanit.

Realizimi artistik i shtatores së Nënë Terezës, është vepër e skulptorit shqiptar Pjerin Kolnika nga Tirana dhe grupit të studios, ku ai ka derdhur më parë në bronx shtatoren e Presidentit të SHBA George Ë. Bush në Fushë Krujë, dhe atë të Skënderbeut në Shkup.

Shtatorja e vendosur para Kishës së Shën Jozefit në Sarajevë paraqet Nënë Terezën me një fëmijë, me rruzare në duar, një paraqitje prekëse kjo me përçimin e mesazhit universal të dashurisë e paqes vëllazërore mes popujve, kombeve e feve, në këtë qytet që ka kaluar konfliket më të mëdha , fetare dhe nacionale.

Sponsorizimi i kësaj vepre e cila ka kushtuar 28 mijë Euro, është bërë nga shqiptari i Amerikës, veprimtari i dalluar, nga Michigani Marash Kol Nucullaj, anëtar i Bordit të LQSHA, sponsorizues edhe shumë veprimtarive kombëtare në SHBA.

Ai tha se e kam bere kete dhurat per Sarajeven dhe popullin e saj, qe te nderoje te gjithe shqiptaret. Ngaqe, tani me simbolin e paqes dhe dashurise, fituesen e cmimit Nobel per Paqe Nenan Terezen, ne kete qytet qe ka perjetuar luftera te medha, shatorja e Saj eshte duke pasur më tepër mbi domethënien e vlerat që shpalos shtatorja e së Lumes Nënë Terezë në Sarajevë, e cila “në një farë mënyra, në emër të shqiptarëve, Nënë Tereza e pret Papa Françeskun…ne krenohemi me Nënë Terezën e gëzohem që kjo vepër është e vëllezërve të saj shqiptar” thotë sponsorizuesi Marash Kol Nucullaj nga Koja e Tuzit ne Mal te Zi.

By admini

One thought on “U perurua shtatorja e Nena Terezes ne Sarajeve – Sponsorizues Marash Kol Nucullaj nga Koja e Tuzit (foto,video)”
  1. Nuk kishit gabua te nea I kishit dergua edhe disa fotografi te kardinalit, kryetarit te Sarajeves, pergfaqesuasit te te BE.

Comments are closed.