Nikollë Berishaj nga Tuzi në Panairin e Tiranës u paraqit me dy përkthime të reja

Nikolle-Berishaj

Nikollë Berishaj në Panairin e Tiranës

Përkthyesi i njohur nga Tuzi i Malësisë Nikollë Berishaj në Panarin e librit Tirana 2014 u paraqit me dy përkthime te reja.
” Aty u paraqiten dy risi nga veprimtaria ime përkthyese, që të dyja në Botimet Toena: Është fjala për Nekropolin e Boris Pahorit dhe romanin Druri pa emër të autorit tjetër slloven, Drago Jançar. Ishte paraparë promovimi i romanit Druri… por autori për shkaqe shëndetësie nuk erdhi, për këtë arsye botuesi bëri promovimin e veprimtarisël sime përkthyese, për ç’gjë e falenderoj.”, shprehet në rrjetin social FB autori i librave të përkthyer Nikollë Berishaj.

Berishaj njihet si përkthyes i njohur nga gjuha sllovene nshqipe dhe anasjelltas.

 

Më poshtë mund të lexoni intervistën e z. Berishaj për Gazeten shqiptare

Boris Pahor, “Nekropoli” për kampet e përqendrimit

Fatmira Nikolli

Kam pak kujtime të lumtura nga fëmijëria. Mbaj mend detin dhe mbaj mend që notoja, më kujtojet që digjeshim nga dielli. Fillova të shkruaja kur zbulova letërsisnë sllovene, por meqëisha shkolluar në italisht, sllovenishtja ime ishte e varfër. Nga ardhja e fashistëve mbaj mend që atmosfera ishte e tmerrshme. Më kujtohet që ulërisja. Ishte si të kishte ardhur një stuhi” .
Njeriu njëshekullor që pat nisur të hidhte radhët e para të librave para luftës, njeriu që kritikoi politikat që shenjuan shekullin e kaluar vjen në shqipe me një rrëfim për kampet e përqëndrimit.
Boris Pahor është i vetmi slloven i propozuar për Nobel. 101-vjeçari që e ka ngrysur jetën në Trieste, në fillim, nuk u voerësua nga sllovenët, meqë ai kritikonte regjimin komunist jugosllav. Si banor i Truiestes, ai nuk u vlerësua as nga italianët, meqë shkrimtër pat krirtikuar politikën italiane, e cila sipas tij, nuk e pat dënuar sa duhet fashizmin. Shpesh, qëndrimet e shkrimtarëve ndaj politikës, bëhen shkas edhe për mosvlerësimin e shkrimtarëe nga politikat, dhe popujt që përfaqësohen nga këto politika.
Së fundmi ai vjen në shqip me “Nekropoli”(Toena), përkthyer nga Nikollë Berisha, fitues i një çmimi nga Ministria e Kulturës sllovene për përkthimin. I njëjti përkthyes ka sjellë në shqip edhe një tjetër autor slloven, mjaft i lexuar në Europë, e shumë pak i njohur ne vendin tonë. Bëhet fjalë për Drago Jançar. “Druri pa emër” është libri i tij, që këto ditë u promovvua në panair.
Lidhur me këtë libër, kritika e huaj pyet: Sa larg duhet të shkojë një person për të zbuluar histori që mund të shërbejnë vetëm për ti shkaktuar atij dhimbje? Sa larg shkon një shoqëri në rishkrimin e hsitorisë së saj, derisa ka rishkrim kthehet në një një tjetër mit nacionalist që përdoret nga politika? Tendenca e përhapur në kulturën perëndimore për të ruajtur çdo përvojë dhe për të vërtetuar ankesat si shenja të vetë-identitetit ka prirjen për të mbështetur ndarjet dhe pakënaqësitë.
Sa më shumë traumatike dhe sa më afër shoqërisë të jetë dhimbja aq më shumë dëmtohet institucioni i kujtesës kolektive. Nevoja gjysmë-mazokiste e një kombi për të kujtuar është absolutisht në harmoni me tipare që shohim tek populli në jetën e përditshme. Libri “Druri pa emër” shoihet si nëj libër që tregon traumën postluftë të sllovenëve, por që mund të ketë të njëjtin fat me shqiptarët.
Përkthyesi i tyre, jen në “GSh” me një intervistë ku prezanton këta autorë.
Dy autorë të letërsisë sllovene pak të njohur tek ne janë shqipëruar prej jush.
Janë vërtetë të njohur në letërisnë slloene dhe bashkëohore europiane. Njëri është Boris Pahor, një 101 vjeçar, shumë aktiv ende. Ai jeton në Trieste dhe romani i tij që kam përkthyer është “Nekropoli”. I botuar diku në vitin 1966, ai qe jo fort i pranuar për shkaqe politike. Boris Pahor jetonte në Trieste dhe i takon pakicës sllovene atje, por e kundërshtonte fuqimishte sistemin komunist jugosllav dhe udhëheqjen e asaj kohe në Itali që sipas tij nuk ishte distancuar në mënyrë të mjaftueshme nga fashizmi ialian. Praktikisht romanit iu deshën 30 vite që të rikthehej në Slloveni i zbuluar prej francezëve të cilët i dhanë çmimet më të larta letrare dhe mandej u vlerësua edhe nga austriakët. Në fund sllovenët duke parë se francezët e propozuan për Nobel me këtë roman, e futën në treg.
“Nekropoli” është një homazh për kampet naziste, ose siç i quan ai, për ‘eshtrat e poshtërura’. Si e shkroi ai këtë libër?
Ai tregon në libër, kampet e përqëndrimit nazist në Gjermani. Autori ishte një prej atyre ‘eshtrave të poshtëruara’, dhe krejt romani paraqet refleksionet e shkrimtarit pas një vziite që ai iu bëri këtyre kampeve pas Luftës së II Botërore. Në një vizitë “turistike” ai fitoi refleksione që i ka përshkruar shumë bukur në libër. Por, aq të bukura sa janë përshkrimet, për tu sjellë në shqipe me të njjëtën bukuri, bëhen shumë të vështira për tu përkthyer. Shpesh të duket se ajo aroma e kundërmimi i trupave që u shuan atyre kampeve, po të prek ende hundët.
JU keni shqipëruar edhe një tjetër autor slloven. Cila është rëndësia e Drago Jançar?
Autori i dytë, Dranko Jançar i kam përkthyer librin “Druri pa emër”. Tregimin e romanit ai e bazon në një legjëndë sllovene, e cila thotë se nëse njeriu përmes drurit ngjitet lart, praktiksiht ai shkon në një botë tjetër, ashtu siç do ndodhte nëse ai përmes litarëve do zbriste poshtë. Personazhi kryesor është një zyrtar shtetëtor që punon në arkivin shtetëror të Sllovenisë. Teksa i kalon ditët atje, zbulon personazhe që i ka njohur më parë. Që nga ai moment ai jeton në një skizofreni, në një jetë paralele, dhe në fakt kemi të bëjmë me një hiperteskt interesant, ku na shfaqet periudha nga Lufta e Dytë Botërore deri në vitet 1970-1980.
Drago Jançar sot njihet në letërsinë europiane, është laureat i shumë çmimee, dhe për fat të mirë është edhe në një antologji të letërsisë së Europës Juglindore që u botua në 12 gjuhë. Drago Jançar është pak më i njohur për lexuesin shqiptar. Në këtë libër, autori endet mes postkomunizmit slloven dhe kohës së luftës.
Ju jeni vlerësuar për këto përkthime nga Minsitria Sllovene e Kulturë.
Ajo prej 10 vitesh ndan ccmim për përkthyesin që letërsisë sllovene në botë. Është hera e aprë që një çmim të tillë e merr një njeri nga Ballkani. Ai mban emrin “Pretnar” sipas inetelektualit të madh slloven e me të shkon shkon edhe titulli i nderit “Ambasador i gjuhës dhe i letërsisë sllovene”. Është një nder që shteti i jep misionarëve që përcjellin kulturën e tyre në kombe të tjera. Zakonisht e kanë marrë përkthyes në gjuhë të mëdha si gjermanisht, frëngjisht, italisht ndaj është interesant fakti se çmimi i jepet një njeriu që përkthen në një kulturë numerikisht të vogël, pra për nga popullsia, se nuk ka kultura të vogla.