Fotoekspozita “Marubi: një model i bashkëpunimit”, ndër projektet më të mira në rajon (video)

Marubi-shkoder-ulqinFotoekspozita “Marubi: një model i bashkëpunimit”, e cila u realizua në partneritet mes Ulqinit dhe Shkodrës u vlerësua ndër projektet më të bukura kulturore dhe etnografike në rajon. Për herë të parë, në këtë kuadër, fototekës së familjes “Marubi” i shtohen edhe disa fotografi të zbuluara në Mal të Zi, kryesisht në Ulqin, Tivar dhe Cetinë, të cilat janë një dëshmi historike dhe dokumentare për këto hapësira.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgaditur nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj.