Rugova-1Nga Esad GJONBALAJ

Historikisht dy treva emblematike të trungut të Atdheut, si Rugova dhe Plavë-Gucia, u gjenden pranë njëra-tjetrës në çdo periudhë të historisë. Nuk besoj që të gjesh krahina shqiptare që me shekuj qëndruan bashkë dhe të pandara e të pamposhtura si truall i  kreshnikëve të  fisit të Kelmendit i shtrirë në këto troje të Shqipërisë Natyrale të njohura si Rugovë dhe Plavë-Guci .

Sot kur Kosovën e kemi  të Lirë, sot kur trojet e tjera shqiptare rënkojnë për përkrahje dhe ndihme nga shtet tona, është e pakuptimtë që tokat stërgjyshore të kreshnikëve të Rugovës të  tentojnë t’i gllabërojë shteti malazias me bekimin e institucioneve të Kosovës.

Rugova-2

Sa herë që krahina e Plavë–Gucisë u sulmua nga hordhitë sllave bjeshkët e Rugovës gjëmuan nga zëri i Rexhë Avdisë e Sali Ramës dhe i trimave të Rugovës, sepse matanë bjeshkëve në Nokshiq priste vëllezërit e vet oshtima e zërit të Jakup Ferrit. Ndërsa Mark Milani i Malit të Zi me vetveten  dhe me habi do të thoshte: Unë nuk munda t’i merrja me luftë e sot po m’i dhurojnë me paqe. Andaj edhe sot si gjatë historisë Plava dhe Gucia, qoftë në Vendlindje, qoftë në Diasporë, përkrah dhe qëndron bashkë dhe të pandarë në mbrojtjen e tokave, pronave dhe bjeshkëve të Krahinës së Rugovës.

Rugova-1

Shkrimtari rugovas Ramiz Kelmendi me pat’ thënë në një rast se edhe Zoti e ka dashtë që ne të jemi bashkë, se përveç gjakut të përbashkët Arbënor ne na lidhin me Plavë- Gucinë  bjeshkët tona, të cilat janë larë me gjakun e bijve ma të mirë të kombit tonë.

Andaj, as sot e as kurrë, Plavë-Guci nuk do të lejojë që shteti malazias të vazhdojë me gllabërimin e bjeshkëve të Rugovës për qëllimet e errëta ekspansioniste të krijesës së quajtur Mali i Zi.

Esad GJONBALAJ
New  York, 16 Prill 2015

By admini