Krijuesi Agron Ujkashi paraqitet me një novelë grafike me legjenda anamalase

Novela-grafike-agron-ujkashi-2(Artistët  paraqiten punimet e tyre në formë të novelave grafike duke venë theksin tek ato  me tematikë të trashëgimisë kulturore jomateriale: gojëdhëna  dhe  legjenda shqiptare .
Novela grafike me të cilen u paraqit krijuesi  Agron Ujkashi  trajton një prej legjendave  anamalse që tregon një ngjarje të lidhur më Qytetin e Vjetër të Shasit,  një prej vendbanimeve më të lashta të Komunës së Ulqinit.)

Përfundoi konkursi “Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”, i cili u organizua në kuadër të aktiviteteve të parashikuara gjatë vitit 2014, nga Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe. Ky aktivitet, i pari i këtij lloji në Shqipëri, u zhvillua në formën e konkursit, ku rreth 40 pjesëmarrës, studentë, nxënës e artistë profesionistë e amatorë  paraqitën punimet e tyre , tematika e të cilave  bazohet tek trashëgimia kulturore jomateriale, si psh. përrallat, gojëdhanat, legjendat etj.

Ceremonia  e ndarjes së çmimeve u zhvillua  ditën e premte 14 nëntor  në Ministrinë e Kulturës. Gjatë periudhës së vënë në dispozicion  për mbledhjen e punimeve ,  pati një interes shumë të madh të publikut që rezultoi edhe në shtyrjen e afatit përfundimtar të mbylljes së aplikimeve.

Në ceremoninë  e shpalljes fjalën e hapjes  e mbajti Ministrja e Kulturës ,  Mirela Kumbaro, e cila theksoi faktin se “Kjo nismë, e para e këtij lloji në Shqipëri  sjell përpara  publikut   vlerat e trashëgimisë jomateriale përmes një forme të artit.  Kjo, për të ndërgjegjësuar sidomos fëmijët,  me vlerat e legjendave, përrallave shqiptare të krijuara ndër breza”.

Novela-grafike-agron-ujkashi-1
PJESËMARRJA
Gjeografia e pjesëmarrësve ishte e pasur.  Gjithësej paraqitën punimet e tyre 40 aplikantë.  33 punimet më të mira u pasqyruan në një katalog i cili u shoqërua me ekspozitën që vazhdon të jetë  hapur në ambientet e Minsitrisë së Kulturës  deri më 18 nëntor.
Në këtë konkurs u vu re  një pjesëmarje tej parashikimeve, e  grupmoshave të ndryshme,  studentë ,nxënës të shkollave të mesme, artistë  amatorë dhe profesionistë, të cilët vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë , si dhe  nga Ulqini,  Maqedonia, dhe Kosova. Pjesëmarrës në këtë komunitet ishin edhe konkurrues  nga  komuniteti rom.
Juria  e ngritur përbëhej nga ekspertë  ndërkombëtarë të njohur të fushës,  të cilët  kanë një eksperiencë dhe kontribut  të vyer  në vendet e tyre në këtë fushë:  Toon Horsten-Belgjikë , Igor Prassel –Slloveni dhe Tome Trajkov-Maqedoni, të cilët përfaqësojnë  tri  stade të ndryshme të zhvillimit të kësaj gjinie
ÇMIMET E SHPALLURA
Çmimi i pare: Gerta Oparaku
Çmimi i dytë: Vehap Kokalari
Çmimi i tretë: Bora Baboçi
ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE:  Një çertifikatë e veçantë mirënjohjeje iu dha  konkurrueses  Sara M, me historinë e saj të veçantë si një nga vajzat e trafikuara që arriti të mbijetojë dhe të lërë pas të kaluarën e dhimbshme. Kjo çertifikatë iu dorëzua shoqatës “Të ndryshëm, por të barabartë”, e cila, përmes programeve të saj  ka dhënë një ndihmesë të çmuar në tejkalimin e dramës sociale të vajzave të trafikuara, përmes terapisë së artit .
Në  këtë ditë anëtarët e jurisë bashkëbiseduan me pjesëmarrësit dhe të interesuarit në gjininë e novelave grafike, duke shkëmbyer ide, mendime dhe eksperienca të përbashkëta.  Ata u shprehën se ky është një moment historik për zhvillimin dhe ecurinë e novelave grafike në Shqipëri  dhe vunë theksin në ndërgjegjësimin e  botuesve për rëndësinë e novelave grafike dhe rritjen e publikimeve në këtë fushë. Ata vunë theksin gjithashtu se duhet ruajtur origjinaliteti dhe identiteti I punimeve , si çelësi për arritjen e suksesit  dhe promovimin në tregun ndërkombëtar.  Anëtarët e jurisë u shprehën të gatshëm për vënien në dispozicion të pjesëmarrësve në konkurrim, të gjithë rrjeteve dhe organizatave në të cilat ata bëjnë pjesë.
Në mbyllje të aktivitetit të gjitha palët u angazhuan në vazhdimin dhe zgjerimin e këtij konkursi, I cili vetëm hodhi bazat e një gjinie të re të narracionit të legjendave përmes novelave grafike.
Ministria e Kulturës do të vazhdojë këtë konkurs duke e kthyer në traditë të konsoliduar , duke besuar se  do të plotësojë në të ardhmen edhe  pritshmëritë e publikut.

INFORMACION-JURIA
TOON HORSTEN : Ka kryer studimet në Rijksuniversiteit Leiden. Toon Horsten është shkrimtar, gazetar dhe botues i njohur. Aktualisht është kryeredaktor i “ Stripgids” revista më e madhe në gjininë e novelave grafike në Belgjikë.
Ka botuar shumë shkrime mbi novelat grafike dhe letërsinë, në shumë revista e gazeta belge, si dhe një sërë librash mbi artistët e novelave grafike.
Ai është gjithashtu drejtor i festivalit më të madh që organizohet në Belgjikë, për novelat grafike.
IGOR PRASSEL: Igor Prassel ka lindur më 1971 në qytetin bregdetar slloven Koper- Capodistria. Për një kohë të gjatë ai ishtë bashkëbotues i së vetmes revistë sllovene të novelave grafike « Stripburger »
Që prej vitit 1992 ai drejton një program mujor filmi të animuar në Kinematekën Sllovene.  Ai mbijeton si gazetar freelance, programues filmash të animuar dhe anëtar bordi për shumë festival e filmi dhe arti bashkëkohor në Slloveni dhe jashtë saj.
Që nga viti 2008 ai bashkëpunon më Festivalin  Botëror të Filmave të Animuar” Animafest Zagreb” si këshillëtar për programin. Më 2013 ai u zgjodh të drejtojë festivalin e Filmit Slloven”
Më 2014  u caktuar në  Qendrën Audiovizuale Kroate(HAVC), si i ngarkuar me filmin e animuar. Më 2004 ai themeloi festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animuar-Anitmateka(www.animateka.si ), ku ai jep kontributin e ti me cilësinë  e drejtorit  artistik.
TOME TRAJKOV: Ka një eksperiencë të gjerë në fushat e bashkëpunimit ndërteknik dhe ndërshtetëror, menaxhimit kulturor dhe formimit kreativ të njerëzve. Ka edhe eksperiencë praktike të fituar në një numër  të madh seminaresh në sferën e sektorit të OJF dhe shoqërisë civile. Flet maqedonisht dhe ka njohuri të mira të anglishtes,rusishtes turqishtes dhe gjuhës rome. Për këto angazhime Tome Trajkov është fitues I Cmimit të qytetit të Veles “ 9 Nëntori” për vitin 1999.