Komuna e Ulqinit shpreh mirënjohje për shoqatën ”Ulqini” në Çikago

Shoqata-ulqini-cikagoFaleminderit Shoqata ”Ulqini” në Cikago
Komuna  e Ulqinit ,Kryetari Fatmir GJeka  dhe  i tërë  ekzekutivi i shprehin  mirënjohje  të thellë dhe falenderime  organizatorëve  dhe  anëtarëve të  Shoqatës ,,Ulqini,, në  Cikago  të   cilët   organizuan mbrëmje festive me rastin e Ditës  së Ulqinit, të tjerëve  që  telefonuan  dhe atyre  që  dërguan  urime  me anë të postës elektronike.

Me  këtë  gjest  Ju   treguat edhe njëherë se sa shumë jeni të lidhur me vendlindjen  tuaj, me vatrat  stërgjyshore, dhe ajo  që   ju  bën krenarë  aty   ku jetoni dhe punoni.
Ju jeni  përherë  me ne . Në  kremte   të këtij lloji , por edhe  me  raste të tjera   kur mblidhemi  kuvendojmë dhe  argëtohemi  mëndja  na shkon tek Ju. }

Mallëngjehemi  për fektin që  mërgimi  vazhdimisht  po përcjell popullin tonë , por njëherit  jemi krenarë dhe mburremi me ju , punën  që  bëni dhe misionin  që  kryeni ndaj vendlindjes dhe të afërmve.

Shoqatës ,,Ulqini,, komunitetit  shqiptar  në Cikago  I dërgojmë  urimet tona më të sinqerta dhe  I përgëzojmë për misionin e   tyre fisnik  ne ruajtjen e  zakoneve dhe   traditës  tonë.  Ne , ju presim , në cdo kohë ,dyert   tona  janë të hapura  për  Ju.

Dita e Ulqinit  është  dita  e  cdo qytetari , pavarësisht se  ku ai ndodhet dhe jeton   andaj, Gëzuar, dhe  shumë gëzime në vatrat tuaja.

Me  këte rast  urojmë të  gjithë vëllezërit tanë  të  besimit katolik dhe I urojmë  për shumë mot dhe Gëzuar Pashkët.

Kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit