Ulqini-open-1
Foto: B. Sallauka

Ditën e diele në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Ulqinit u mbajt  turneu XIV-të ndërkombëtar i  karatesë ”ULQINI OPEN 2015”.

Turneu “ULQINI OPEN 2015” përkoi edhe me 40-vjetorin e klubit të karatesë “Ulqini” i cili ishte edhe organizator i këtij aktiviteti.

Organizim perfekt, interesim i jashtëzonshëm, qëllimi i justifikuar – këto mund të jenë një përmbledhje e shkurtër e gjithë asaj që u zhvillua sot në sallën e e shkollës ”M.Tito” në Ulqin.

Edhe pse lufta për vende nderi dhe medalje ishte mjaft e forte binte në sy gëzimi i madh sidomos te karatesitat e vegjël për sukseset e arritura.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë klube dhe garues nga i gjithë rajoni si nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia etj.

By admini

One thought on “Salla e shkollës ”M.Tito” e vogël për të zënë të gjithë dashamirësit e karatesë – Mbahet “ULQINI OPEN 2015” (foto)”
  1. Pse e ka emnin kja shkoll “Marshall Tito NË ULQIN? Pse jo Mujo Cakuli (Mujo Ulqinaku) a ndo nji emen tjeter Shqiptarë? E kishin me leju emen Shqiptaresh be Cetin apo Nikshiq?

Comments are closed.