Të hënën me datë 09.01.2021 në Podgoricë Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi bëri ndarjen e çmimeve për sportista dhe klube të cilët e kanë shënuar vitin 2020 edhe pse me shumë pak pjesëmarrje në aktivitete sportive.
Poashtu u ndanë edhe mirënjohje klubeve për kontributin e dhënë në zhvillimit sportit të Taekwondo-së në këto kushte të vështira gjatë këtij viti i cili ishte viti i pandemisë. Klubit të taekwondo-së Ulqini i takuan tetë çmime si dhe çmimi për klubin për angazhim gjatë këtij viti të vështirë.

Nga klubi i Taekwondo-së Ulqini çmimet i fituan këto garues.

  1. Amella Nuti, sportistja më e sukseshme kategorija pionire.
  2. Bledar Kasmi, sportisti më i sukseshëm kategorija Pionir.
  3. Medina Kanaqeviq, Senirja më e sukseshme në diciplinën e Formave.
  4. Dion Mustafa, Juniori më i sukseshëm në diciplinën e Formave.
  5. Amra Dushku, Kadet-ja më e sukseshme në diciplinën e Formave.
  6. Sara Kraja, pjesmarrje e sukseshme në kampionatin Europian.
  7. Merisa Malokraja, pjesmarrje e sukseshme në kampionatin Europian.
  8. Arta Ismailaga, pjesmarrje e sukseshme në kampionatin Europian.
  9. Mirënjohje për klubin e Taekwondo-së Ulqini për kontribut dhe zhvillim të sportit në kushte të vështira gjatë vitit 2020.
    Falenderojmë komisionin pranë Federatës së Taekwondo-së së Malit të Zi.

    Përgaditur nga Fikret Dushku, prof.

By admini