Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi ka propozuar që me një shumë prej 5.000 euro të ndihmohen banorët e Kroacise të cilët u goditën nga termeti katastrofal, mësohet nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Me këtë tregohet një ,,solidaritet njerëzor,, me popullin dhe autoritet kroate. Banorët e Ulqinit janë pranë qytetarëve të Kroacisë dhe veçmas me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ata që kanë pësuar nga termeti.

By admini