Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Forca e Re Demokratike në prag të festës më të madhe shqiptare, 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, kanë uruar bashkëkombasit shqiptarë në të gjithë globin,

Urimet e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe Forcës së Re Demokratike mund të lexoni të plota më poshtë,

Urim me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi

Në këtë periudhë të vështirë që po kalon njerëzimi në të gjithë globin, si pasojë e pandemisë me Virusin Corona, Covid 19, me një kujdes të shtuar dhe pa ceremoni, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre etnike, si popull autokton dhe kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë me krenari dhe emocion, festën më të rënësishme të kombit shqiptar, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar.

Kjo datë nuk është e rastësishme, ajo përmbledh ngjarjet më të ndritshme për kombin tonë; 28 nëntor 1443 heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. ndërkaq më 28 nëntor 1955, lindi Komandanti Legjendar, Adem Jashari. Kjo datë edhe shënon pavarësinë e kombit shqiptar.

Me këtë rast, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, të gjithë bashkëkombasve në trojet etnike në Mal të Zi,  Shqipëri e Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Luginë të Preshevës si dhe në diasporë, ju uron 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe pavarësisë së kombit shqiptar? Njëherit, lusim të gjithë shqiptarët kudo që janë e jo vetëm, për një kujdes më të shtuar ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë të keqe që i kanoset njerëzimit në tërë botën nga ky virus i rrezikshëm.

Urime!

Mesazh urimi për 28 Nëntor nga Forca e Re Demokratike

Të nderuar bashkëkombas,

Dita e Flamurit Kombëtar dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në këtë përvjetor na gjen në një nëntor të pazakontë mes pandemisë globale Covid-19. Uroj që ky 28 Nëntor t’ju gjej mirë me shëndet!

Shfrytëzojë rastin që, në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, t’ju uroj përzemërsisht Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 108 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, këtë datë të veçantë të popullit shqiptar, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur me ndërgjegje të tashmen, dhe duke punuar me vizion për të ardhmen.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 ishte një rrugëtim i gjatë, e cila u arritë me mençuri, punë dhe trimëri nga njerëzit e shquar të kombit shqiptar mes shumë mundimeve, luftërave dhe sakrificave ndër shekuj.
Për ne Shqiptarët në Mal të Zi, të drejtat dhe mundësitë e barabarta nuk jetësohen lehtë, por vetëm me dije, urtësi, vetëdije kombëtare, duke qenë të bashkuar në marrjen e vendimeve dhe veprimeve, që na takojnë dhe duhet t’i gëzojmë karshi kuadrit ligjor vendor dhe standardeve ndërkombëtare.

Zoti i bekoftë të gjithë Shqiptarët kudo në botë!

Kryetar,
Nazif Cungu

By admini