45 raste të reja të të infektuarëve me koronavirus në Ulqin

Dita më e rëndë sa i përket numrit të ri të të infekturëve më koronavirus në qytetin e Ulqinit. Në qytetin tonë sot është regjistruar 45 raste të reja të të infektuarëve me koronavirus kurse numri i rasteve aktiv në komunën tonë ka shkuar në 130 veta, shkruan Ulqini Online.

Për fat të keq në qytetin tonë janë duke u shtuar edhe rastet me vdekje. Nga sot në qytetin e Ulqinit numërohen 6 raste me fund fatal.

Nga ana tjetër në Mal të Zi janë regjistruar 293 raste të reja të infektuar me koronavisurs.

Tabela e rasteve të reja për sot sipas komunave është e dhënë më poshtë.

KomunaTë infektuarit
Podgoricë83
Nikshiq81
Ulqin45
Budva24
Tivar13
Bijelo Polje12
Kotor11
Cetinë10
Zhablak7
Pluzhinë2
Danilovgrad2
Tivat1
Kolashin1
Herceg Novi1

By admini