Koalicionet shqiptare, shtyhen nënshkrimi i marrëveshjes

Tuzi

Subjektet politike shqiptare në Mal të Zi: Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratika e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj ditën e shtunë ka dalur me një deklaratë të përbashkët ku theksojnë se në në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit do të dalin në një listë të përbashkët.

Poashtu ata shtojnë se nënshkrimin e marrëveshjes, të paraparë për nesër në mesditë (e diel), kanë vendosur ta shtyjmë deri në momentin kur shpresat për bashkimin e të gjitha subjekteve politike shqiptare në një listë të jenë shuar.

Deklarata e plotë

Njoftojmë opinionin e gjerë se subjektet politike shqiptare: Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratika e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin në një listë të përbashkët.
Të bindur se një list është zgjedhja më e mirë, dhe me kërkesë të vëllezërve tonë nga diaspora, dhe insistimin e asamblistit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, që t’i japim mundësinë formimit të një liste të përbashkët, për të gjitha subjektet shqiptare, nënshkrimin e marrëveshjes, të paraparë për nesër në mesditë, kemi vendosur ta shtyjmë deri në momentin kur shpresat për një veprim të tillë të jenë shuar.
Ne, si subjekte të dëshmuara në bashkveprim, edhe në këtë mënyrë dëshrojmë të dëshmojmë qendrimin dhe kërkesën tonë për formimin e një liste të përbashkët shqiptare, për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.
Mbetemi me shpresë se pritja jonë do të jap rezultat!
Nik Gjeloshaj
Nazif Cungu
Nikolle Camaj
Fadil Kajoshaj
Amir Hollaj