Mali i Zi hap kufijtë për vendet e BE-së, për vendet tjera më vonë

Trupi Koordinues  Nacional për sëmundje infektive i Malit të Zi Malit ka mbajtur të martën një mbledhje ku kanë marrë disa vendime.

Duke vlerësuar vendimin e sotëm të Këshillit Evropian për hapjen e koordinuar të kufijve të vendeve të Bashkimit Evropian drejt vendeve të treta, Trupi koordinues  vendosi që Mali i Zi të lejojë hyrjen e banorëve të BE-së pa kushte shtesë. Në marrjen e vendimeve, u morën parasysh edhe faktet për standarde të larta epidemiologjike dhe infrastrukturë shëndetësore cilësore të vendeve të Bashkimit Evropian. Banorët e Bashkimit Evropian u lejohet të hyjnë në Mal të Zi përmes vendeve jo të BE-së, por vetëm nëse i përdorin ato vende vetëm si vende tranzit, d.m.th nëse nuk qëndrojnë në ato vende, siç dëshmohet nga inspektimi në kohën e hyrjes dhe daljes nga ato vende, transmeton Ulqini Online.

Trupi Kordinues Nacionalpër Sëmundjet Infektive do të vendosë më vonë mbi politikën e hapjes ndaj vendeve të tjera. Vendimi do të marrë parasysh të gjithë parametrat përkatës epidemiologjik në secilin vend, siç është numri i rasteve aktive të infeksionit, prirja dhe përhapja e rasteve aktive si dhe reagimi i përgjithshëm i secilit vend ndaj COVID-19 përfshirë informacionin e disponueshëm për testimin, monitorimin, monitorimin e kontakteve, trajtimin dhe raportimin. , si dhe besueshmërinë e informacionit.