Shas: Aksion në largimin e një specie bimore

OJQ Green Life të hënën, 29 qershor 2020. në kuadër të projektit “Përmirësimi i infrastrukturës turistike në zonën e Liqenit të Shasit” realizoi aksionin e heqjes së specieve akacie (Amorpha fruticosa) me popullsinë lokale rreth Liqenit të Shasit, mësohet nga kjo organizatë, tranmseton Ulqini Online.

Aktiviteti synonte të tërhiqte vëmendjen e popullatës lokale ndaj karakteristikave pushtuese të kësaj specie bimore, e cila vitet e fundit ka pushtuar zona në afërsi të Liqenit të Shasit dhe specieve vendase të rrezikuara duke pushtuar habitatin e tyre. Pas prezantimit, pjesëmarrësit dolën në terren dhe në mënyrë simbolike larguan fizikisht një numër të caktuar ekzemplarësh të kësaj specie.