Ritakim në shkollën e Sukubinës me mësuesen e parë

Ritakim nē shkollēn e Sukubinës me mësuesen e dikurshme të viteve shkollore 1990-94

Nga Luljeta Avdiu Cura

Sukubinē 28.06.2020

Mësuesja e klasës së parë asht dashnia e parê për
shkollēn, asht motivimi i fêmijës në kontaktin e parë me bankat dhe me çanten që peshon randë.
Mësuesja e klasës së parë asht dashnia që s’ ban me u harru, prej saj lind siguria dhe forca për tê ardhmen.
E dashur mësuese,
Zarife,
Të dëshirojmē vite të lumtuna nê pension dhe falemnderit për çdo gja që ke ba për gjenerata e gjenerata!
E lumtun qê isha nxansja yte, e mandej kolege.
E ytja, Lulja!
Pjesë nga ditari.
Makina fiqo e verdhë sinjalizonte ardhjen e mësuese Zarifes në shkollën e Sukubinës.Oborri i shkollës në Sukubinë hijeshohej nga selvitë që janë dëshmitare për t’qeshunat dhe lojnat tona.
Shkolla në Sukubinë nuk do t’ishte e njëjtë pa mêsues Brahimin dhe pa Tahirin që përkujdesej për mirëmbajtjen e shkollës.
Rreshtimi në shkallat e shkollës në Sukubinë nê shenjë përshëndetje për mësuesen dhe jo vetëm.
Zarifja ishte e veçantè në mënyrën që komunikonte me ne.Ecja e saj elegante dhe bluza e bardhë bilur më kujtohet ende sot.
Ditët e pranverës i kalojshim në oborr kurse ata të dimnit në klasat që nxeheshim me shporet me dru, dhe mirëmbajtësi i shkollës Tahiri një person i qetë dhe i përkushtum në profesion tê vet na e terhiqte verèjtjen si me marifet kur u mundoshim me ba sherre qoftê nëpêr klasè qoftë në oborr.
Klasen tonë e mori mēsuese Zarifja pas daljes në pension të mèsues Sylo Kurtit.
Në klasë ishim 9 vajza: Arbnore Kurti, Jasmina Kovaçi, Lindita Kurti, Luljeta Avdiu, Merita Mehmedi, Merita Zaga, Mizjane Asllani, Sabrije Mehmedi dhe Safete Cuca.
Në klasë kishim 5 djem:
Ali Mehmedi, Agron Koka, Blerim Nela, Gzim Mehmedi, Mirsad Lleshi dhe Safet Kovaçi.
Na nuk ishim vetëm shokë e shoqe, ishim një familje.
Mbi të gjitha ishim fëmi që shkruajtem edhe nji faqe në historiatin e arsimimit të brezave në këtë shkollē, me përfundimin e klasēs së 4 të, më 12 qeshor 1994.