Nënat e punësuara me 3 dhe më tepër fëmijë do të fitojnë kompensim të përjetshëm në të holla?

nena-me-tre-femije

Foto ilustruese

Qeveria e duhet të sigurojë mjetet që nënat e punësuara të fitojnë kompensimin
Qeveria e Malit të Zi duhet të sigurojë mjetet dhe të përkrah propozimin që nënat e punësuara me 3 dhe më tepër fëmijë të fitojnë kompensim të përjetshëm në të holla , ka vlerësuar Lëvizja Qytetare ,,Ura,,.

Me plotësimet e ligjit për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve është paraparë që gruaja e punësuar e cila lind tre ose më tepër fëmijë, me 25 , gjegjësisht 15 vjet stazh pune ka të drejtë në kompensimin mujor të përjetshëm në shumë prej 70 për qind të mesatares të neto të ardhurave në Mal të Zi të realizuar në vitin paraprak kur do të realizohej kjo e drejtë. Ministrja për punë dhe kujdesin social Zorica Kovaçeviq ka theksuar se për këtë vit në buxhet nuk ka mjete për këto qëllime, transmeton rtcg.

Anëtari i Këshillit koordinues për politikën sociale Millosh Konatar ka theksuar se Lëvizja Qytetare i përkrah plotësimet e propozuara dhe e konsideron si të domosdoshme që Qeveria ti sigurojë mjetet që nënat e punësuar me tre ose më tepër fëmijë të fitojnë kompensimin e përjetshëm material.