Cungu: Forca ka qenë partia e parë që ka bërë thirrje për një listë të përbashkët shqiptare

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të mbahen me 30 gusht të këtij viti. Në lidhje më këtë edhe kanë filluar përgaditjet e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi për mënyren se si ata do të paraqiten.

Kryetari i Forcës Nazif Cungu në një post të tij ka uruar partitë shqiptare për suksesin në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Uroj partitë shqiptare të Luginës së Preshevēs për rezultatin elektoral në zgjedhjet e fundit. Me këtë rast dua të vlerësoj vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Luginën e Preshevës për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor gjë që mundësoi maksimalizimin e votave shqiptare në Serbi dhe mbajtjen e komunës së Bujanocit nga partite shqiptare, shkruan Cungu, transmeton Ulqini Online.

Ai ka vazhduar duke potencuar se Forca e Re Demokratike gjithmonë ka qenë partia e parë që ka bërë thirrje për një listë të përbashkët elektorale të partive shqiptare në Mal tē Zi.

”Forca e Re Demokratike gjithmonë ka qenë partia e parë që ka bërë thirrje për një listë të përbashkët elektorale të partive shqiptare në Mal tē Zi. Rezultati që patëm në Tuz ështē dëshmia më e mirë që bashkimi bën fuqinë. Vazhdoj të jem i bindur se një marrëveshje e ngjashme për zgjedhjet e ardhshme është një hap në drejtimin e duhur për avancimin e të drejtave të popullit shqiptar brenda Malit të Zi”, përfundion Cungu.