Situatë e ndërlikuar epidemiologjike në Rozhajë

Situata aktuale epidemiologjike në Rozhajë është mjaft e ndërlikuar, ka deklaruar kryetari i kësaj komune Rahman Husoviq. Ai për programin e mëngjesit të TVMZ ka përkujtuar se rritja e numrit të prekurve në këtë qytet sipas të dhënave të tyre të fituara nga Instituti për Shëndetin Publik janë 19.

Qytetarët e Rozhajës, siç ka theksuar, kryesisht i respektojnë masat e caktuara nga Trupi Koordinues Nacional. Laboratorët e Institutit për shëndetin Publik prej dje pasdite kanë bërë analizën e 85 mostrave, 8 prej të cilave kanë rezultuar pozitiv në korona virusin e ri. Siç është kumtuar nga Instituti, 4 të infektuar janë nga Podgorica, 3 nga Rozhaja dhe një nga Tivari. Tre janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, kurse për 5 të tjerët bëhen gjurmime për burimin e infektimit.

Përndryshe aktualisht në Mal të Zi janë 51 rast aktiv me Covid-19. Epidemiologia e Institutit për Shëndetin Publik, Bozhidarka Rakoçeviq, ka kumtuar se nga situata epidemiologjike do të varet edhe futja e sërishme eventuale e masave gjegjëse, siç ishte rasti edhe me valën e parë të epidemisë. Ajo ka theksuar se me hapjen e kufijve është rritur edhe rreziku nga importimi i virusit, sepse, rrezik nuk paraqesin vetëm turistët, por edhe qytetarët tanë të cilët udhëtojnë jashtë kufijve të vendit.