Tenis: Rrezart Cungu kampion i Malit të Zi në kategorinë e seniorëve

Klubi i tenisit Bellevue, këtë fundjavë ishte nikoqir i turneut shtetëror për seniorë, ku morren pjesë garuesit më të mirë të Malit të Zi. Në finalen e turneut që u mbajt pasditën e së dielës, Rrezart Cungu para publikut dhe përkrahësve të vet u shpalli kampion i turneut duke mposhtur Igor Saveliqin nga Podgorica me rezultat 6:2, 6:4, shkruan Ulqini Online.

Siç mësohet nga Klubi i tenisit Bellevue, fondi shpërblyes i turneut ishte 1000€ , dhe është i rëndësisë së madhe për përgaditjen e tenistëve për vazhdimin e karijerës së tyre sportive. Sipas organizatës ATP dhe ITF vazhdimi sezonës garuese pritet kah mesi i muajit gusht, ku nga Rrezarti presim fitore të reja.

Poashtu në turnuen U12 talenti i jashtëzakonshëm nga Ulqini, Skender Katana, u shpall kampion shtetëror i Malit të Zi në këtë kategori.