Kosovë: Shkarkohet Vjosa Osmani nga organet drejtuese të LDK-së

Gazeta “Bota sot” mëson nga burime brenda LDK-së se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar për ta shkarkuar Vjosa Osmanin nga posti i nënkryetares së partisë.

Të njëjtat burime thonë se këtë post do ta marrë Avdullah Hoti.

Gjithashtu mësohet se rreth 70% e Këshillit ishin pro shkarkimit të Vjosa Osmanit.

Vjosa Osmani në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë ka marrë numër rekord të votave për LDK-në, disa mijëra më pak se Albin Kurti, personi më i votuar atje.