Rasti i koronavirusit në Ulqin i importuar nga Tutini

Pas një kohe të gjatë pa raste të reja, në ditët e fundit janë regjistruar të prekur nga COVID-19 në Mal të Zi. Madje të premten shifra ishte mjaft të larta.

Ditën e shtune laboratori i Institutit të shëndetit punlik të Malit të Zi ka analizuar 297 raste nga ku 4 veta kanë rezultuar me rezultat pozitiv. Në Mal të Zi momentalisht janë 35 raste aktiv nga ku 1 rast është në qytetin e Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Sipas një harte të qeverisë së Malit të Zi në twiter, rasti i Ulqinit është i importuar nga Tutini i Serbisë.

Rastet në Mal të Zi sipas komunave janë si më poshtë.
Rozhajë: 14,
Podgoricë: 11
Berane: 3
Budva: 2
Cetinë: 2
Tivar: 1
Ulqin: 1
Bijello Pole: 1