“Kombit shqiptar do i mungoni shumë dr. Simë”

E trishtë kjo ditë për shqiptarët, në veçanti për ne në Mal të Zi. Ndarja nga jeta e prof. dr. Simë Dobrecit, kolosit të mendimit dhe shkencës, atdhetarit, mjekut, intelektualit, humanistit, i cili është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, kështu thuhet në MESAZH NGUSHËLLIMIN me rastin e ndarjes nga jeta të dr. SIMË DOBRECIT, “Nderi i Kombit” nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi. të nënshkruat nga kryetari z. Faik Nika.

Kombit shqiptar do i mungoni shumë dr. Simë, me ty ne ishim më të sigurtë, pa ty jemi më të dobët në mbrojtjen e çështjeve tona kombëtare, sepse ti kishe argumente shkencore me të cilat i bëje ballë çdo tendence për ta deformuar historinë dhe identitetin tonë kombëtar. Tani na mbeten veprat dhe këshillat tuaja, të cilat do të duhet t’i vëmë në jetë. Pushofsh në paqen e merituar profesor!, përfundon mesazhi i kryetarit të KKSH-së z. Nika.