Piktori nga Ulqini me dedikim të posaçëm për tashmë të ndjerin Moikom Zeqo

Moikom Zeqo, punim nga piktori nga Ulqini Agron Ujkashi

Ditë më parë ishte ndarë nga jeta ne moshen 71 vjecare Moikom Zeqo i cili cilesohej si enciklopedi dhe nje nga zerat e rendesishem te kultures shqiptare.

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë (leucemi) dhe ishte nën kurim të vazhdueshëm.

Piktori i njohur nga qyteti i Ulqinit Agron Ujkashi një ndër punimet e tij të fundit ia ka kushtuar pikërisht Moikom Zeqos, kësaj figure të madhe shqiptare i cili njëheri ishte edhe mik i madh i qytetarëve të Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Moikom Zeqo ishte shpesh në qytetin e Ulqinit si i ftuar në aktivitete të ndryshme kulturore.