Komuna: Filloi implementimi i projektit CIRCLE

INTERREG V-B ADRION Programme 2014 – 2020

Komuna e Ulqinit  nënshkroi kontratën për implementimin e projektit CIRCLE nga ana e Programit ADRION. Implementimi i këtij   Projekti  do të realizohet përmes fondeve evropiane IPA.
Projekti ka për qëllim promovimin e Programit CIRCLE, gjegjsisht zbulimin e modelit për menaxhimin e mbetjeve dhe reciklimin e tyre.

Aplikimin dhe implementimin e këtij projekti e ka marr përsipër Zyra Ndërkombetare për Bashkëpunim dhe Projekte. Me këtë projekt do të prezantohen idetë dhe propozimet për zgjidhjen e problemeve në fushën e menaxhimit të mbetjeve .

Me këtë projekt  është paraparë instalimi i kontinierave nëntoksorë, qëllimi i të cilëve do të jetë mirëmbajtja më efikase e pastërtisë publike si dhe përdorimi më racional i mjeteve të mirëmbajtjes së tyre. Numri i kontejnerave dhe kostoja tyre do të publikohet gjatë realizimit te projektit

Shuma totale e mjeteve të parapara për këtë projekt është 133,475e, nga to  IPA do të financojë 85% gjegjsisht 113,453e, ndërsa komuna do te marë pjesë me 15% gjegjsisht 20,021 e, Në projekt marrin pjesë shtete të Regjionit Adriatiko Jonian. 

Periudha e implementimit është deri me 31.07.2022.