Alternativa Shqiptare është subjekti i vetëm shqiptar që ka zyrën në Krajë

Kryesia e Alternativës Shqiptare, e kryesuar nga kryetari Nik Gjeloshaj, sot me datën 31 Maj, në Ostros/Tivar mbajti mbledhjen e radhës. Në takim u diskutuan shumë çështje të rëndësishme, me fokus të veçantë në bashkëveprimin e subjekteve nacionale për proceset politike që pasojnë. kështu mësohet nga një kumtesë e këtij subjekti politik, transmeton Ulqini Online.

Në mbledhje u emërua Kryetarja e Forumit të Gruas, zonja Kaltrina Hoti si dhe Këshilli për komunat Tivar dhe Ulqin.

Sipas të njëjtës kumntesë thuhet se ASH është subjekti i vetëm shqiptar që ka zyrën në Krajë/Ostros me të vetmin qëllim, rikthimin e zërit shqip në Kuvendin e Komunës së Tivarit.

Ndër të tjera në mbledhje, në mënyrë të detajuar u diskutua për KKSH, si dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale në Guci, si dhe për ato parlamentare.

Një nga përfundimet e mbledhjes së Kryesisë mbetet përkushtimi maksimal i Alternativës Shqiptare, me të gjitha strukturat e veta për bashkëveprimin dhe unifikimin e faktorit shqiptar për këto procese të rëndësishme!

Përkushtimi jonë primar mbetet fuqizimi dhe zgjerimi i Forumit Shqiptar si një subjekt unik dhe më i fuqishëm politik i shqiptarëve në Mal të Zi.

Andaj apelojmë te subjektet simotra, që të mbështesin këtë ide dhe sa më parë të ulemi të gjithë bashkë, me të vetmin qëllim bashkimin e faktorit shqiptar në një listë të vetme për këto procese, përfundon kumtesa e Alternativës Shqiptare.