Në dasma, ahengje dhe tubime tjera publike më së shumti mund të marrin pjesë 200 njerëz

Ilustrim: Nga në nga dasmat

Trupi koordinues nacional i Malit të Zi, me propozimin e Institutit për shëndetin publik, ka vendosur që në tubimet publike, në ambiente të hapura dhe të mbyllura , mund të marrin pjesë deri në 200 njerëz, është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi, transmeton Ulqini Online.

Nga Qeveria kanë theksuar se është e detyrueshme respektimi i masave të distancës fizike prej së paku 2 metra. Siç kanë theksuar në garat sportive dhe në turnamente në objektet e hapura dhe të mbyllura sportive mund të marrin pjesë vetëm deri në 200 spektatorë.
“Trupi koordinues nacional , me propozimin e Institutit për shëndetin publikë ka vendosur se në të gjitha tubimet publike , në ambiente të hapura dhe të mbyllura, përfshirë këtu edhe dasmat, ahengjet dhe ceremoni mortore mund të marrin pjesë vetëm 200 njerëz”, thuhet në kumtesën e Qeveris së Malit të Zi.

Po ashtu theksohet se prej me një qershor lejohet puna e kopshteve për fëmijë, këndeve të lojërave për fëmijë të kinemave , teatrove , klubeve të natës. Trupi koordinues nacional ka vendosur që prej të hënës me një qershor të lejohet hyrja e shtetasve të huaj në Mal të Zi duke mos paraparë masën e karantinimit dhe vetë izolimit.