Rezistenca kundër pavarësisë të Malit të Zi më radikale sesa në vitin 2006

Podgorica

Dje Mali i Zi ka shënuar 21 majin , Ditën e pavarësisë , të rikthyer në referendumin e mbajtur në këtë ditë të vitit 2006. Në solemnitetin qendror të organizuar në Cetinë qytetarëve të Malit të Zi u është drejtuar kryeministri Dushko Markoviq. Siç shkruan rtcg, përçarjet në Mal të Zi 14 vjet pas referendumit dhe rivendosjes së pavarësisë nuk janë evituar, përkundrazi, në disa segmente sot rezistenca kundër sovranitetit të Malit të Zi janë më radikale se para 14 vjetësh, ka deklaruar kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq në solemnitetin me rastin e Ditës së pavarësisë të organizuar në Cetinë, transmeton Ulqini Online.

Ai duke iu drejtuar qytetarëve të Malit të Zi me rastin e kësaj dite të shuar ka theksuar se gjatë 14 viteve të kaluara të rivendosjes së pavarësisë është vërtetuar se qëllimin strategjikë e kemi zgjedhur me zgjuarsi dhe se nuk ka dilema nëse do të vazhdojmë këtë rrugëtim.

“Kanë kaluar 14 vjet ç’prej se Mali i Zi e ka kthyer emrin dhe vendin e vetë në mesin e shteteve të botës bashkëkohore. Kur me 21 majë të vitit 2006 në referendumin demokratik kemi sjell vendimin që vetë të menaxhojmë të ardhmen tonë, kemi besuar se kjo është një fitore e përbashkët , e të gjithëve që kemi dëshiruar shtetin e vetë, por edhe e të gjithë atyre që ishin kundër . Në mënyrë të qetë dhe dinjitoze , edhe përkundër shumicës që na ishte imponuar prej 55% të votave të domosdoshme për pavarësi dhe për kundër fushatës së pa mbajtur mend kundër pavarësisë , rezultati demokratik i referendumit ka qenë i pa kontestuar”, ka theksuar kryeministri Markoviq në drejtimin solemn me rastin e Ditës së pavarësisë së Malit të Zi.