Kalaja e Ulqinit dhe e Beratit, të vetmet në hapësirën etnogjeografike shqiptare që vazhdojnë të jenë të banuara

Në kuadër të kulturës materiale, në çdo mjedis  kështjellat paraqesin vlerë të veçantë historike dhe kulturore. Ata janë dëshmi autentike e të kaluarës historike, që në forma të ndryshme janë të pranishme deri në ditët tona. Por, në sajë të rrjedhave shoqërore gjatë historisë një numër i konsideruar i tyre kanë mbetur të shënuara që dëshmohet në sajë të dhënave nga autorët antikë. Në këtë aspekt janë pikërisht arkeologët të cilët me angazhimin dhe punën e tyre profesionale kanë arritur të  dëshifrojnë e hulumtojnë  monumentët e tilla në mjedisin përkatës. kështu shkruan Dr. Nail Draga në vështrim e ij për librin ”Udhëtim në kështjellat ilire” të autorit Neritan Ceka.

Nga të dhënat e prezantuara për kështjellat e ilirëve, si popullsi autoktone, në Siujdhesën e Ilirisë, e cila në shek. XIX, u emërtu si Ballkan,  del se kemi të bëjmë për periudhën e lavdishme të Ilirisë  në kohën antike. Por, një periudhë e tillë u ndërpre  në sajë të sulmëve të pushtuesëve romak dhe të tjerëve  ku kështjellat apo pjesë të tyre kanë mbetur dëshmi e kohës së shkuar, që në formë të ndryshme vijnë deri në ditët tona. Duhet cekur më këtë rast se në hapësirën etnogjeografike shqiptare vazhdimësinë e banimit të tyre e kanë vetëm dy kështjella, ajo e  Ulqinit  dhe e  Beratit,  ndërsa të tjerat kanë mbetur të pabanuara,duke qenë  dëshmi e kohës së shkuar.