D. Markoviq: Vendi është i kërcënuar brutalisht

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, duke i drejtuar opinionit në TVMZ, ka deklaruar se jemi dëshmitar të edhe një destruksioni të rëndë politik ndaj shtetit dhe institucioneve të tij. Siç shkruan rtcg, ai, ka pohuar se opinioni i përgjithshëm është dëshmitar i sjelljes e cila rrezikon shëndetin publik dhe gjithë këtë, gjoja, për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive fetare.

“Gjatë dy ditëve të kaluara, disa nga qytetet tona janë shkelur masat e rekomandimeve shëndetësore të parapara nga organet kompetente në parandalimin e epidemisë së koronavirusit. Gjithçka që kemi arritur gjatë tre muajve të kaluar, të punës së pakursyer dhe sakrificave të përbashkëta, mund të sjellet në pyetje. Frikohem se brenda dhjetë ditëve mund të gjendemi në të njëjtën situatë siç ishim para dy muajsh me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e të gjithë neve”, tha mes tjerash Markoviq, transmeton Ulqini Online.

Andaj, sot dhe të gjitha ditëve, ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, ka porositur Markoviq, duke shtuar se “ E kemi obligim ti shërbejmë vendit të vet e jo të huajit. Ky është obligim i secilit organ shtetërorë dhe secilit institucion për zbatimin e ligjit.

Ky është obligim Kushtetues i Qeverisë e që do ta kryejmë”, pohoi kryeministri Markoviq